Arsenali dhe Man Utd afër të mbesin “duarbosh”, City favorit për yllin anglez

Manchester City është aktualisht në pozitën më të favorshme për të nënshkruar me mesfushorin Elliot Anderson nga Nottingham Forest gjatë kësaj vere, sipas “Sky Sports”. Mesfushori 23-vjeçar po tërheq gjithashtu interes të madh nga rivalët Manchester United dhe Arsenal, por raporti sugjeron se City po shihet gjithnjë e më shumë si destinacioni më i mundshëm […]

Prill 23, 2026 - 22:30
Arsenali dhe Man Utd afër të mbesin “duarbosh”, City favorit për yllin anglez

Manchester City është aktualisht në pozitën më të favorshme për të nënshkruar me mesfushorin Elliot Anderson nga Nottingham Forest gjatë kësaj vere, sipas “Sky Sports”.

Mesfushori 23-vjeçar po tërheq gjithashtu interes të madh nga rivalët Manchester United dhe Arsenal, por raporti sugjeron se City po shihet gjithnjë e më shumë si destinacioni më i mundshëm për të.

Anderson, i cili iu bashkua Forest nga Newcastle United për 35 milionë funte në vitin 2024, ka bërë përshtypje me zhvillimin e tij të shpejtë dhe tashmë konsiderohet si një nga mesfushorët më premtues në Ligën Premier.

Marrëveshja mund të vendoset para ose pas Kupës së Botës, ku Elliot Anderson pritet të ketë një rol të rëndësishëm me Anglinë nën drejtimin e Thomas Tuchel.

Kontrata e tij aktuale në “City Ground” zgjat deri në vitin 2029, çka do të thotë se Nottingham Forest është në një pozitë të fortë negociuese, ndërsa vlera e tij pritet të jetë e lartë në një treg veror shumë konkurrues.

Pavarësisht interesimit nga disa klube të mëdha, marrëdhëniet mes Manchester City dhe Nottingham Forest besohet se janë pozitive andaj marrëveshja lehtë mund të kompletohet./Telegrafi