Arsim Bajrami: Doracakët nuk janë hartuar kur unë udhëheqja Ministrinë e Arsimit

Arsim Bajrami, ish-ministër i Arsimit, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti, tha përmes një video tha se doracaku për Edukimin Seksual “kishte filluar hartimin në vitin 2016 (kur ministër i Arsimit ishte Dr. Arsim Bajrami nga PDK), e ishte i miratuar në vitin 2020 (kur ministre e Arsimit ishte Dr. Hykmete Bajrami nga LDK), dhe

Nëntor 18, 2024 - 05:00
 0  4
Arsim Bajrami: Doracakët nuk janë hartuar kur unë udhëheqja Ministrinë e Arsimit
arsim-bajrami:-doracaket-nuk-jane-hartuar-kur-une-udheheqja-ministrine-e-arsimit

arsim-bajrami:-doracaket-nuk-jane-hartuar-kur-une-udheheqja-ministrine-e-arsimit

Arsim Bajrami, ish-ministër i Arsimit, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti, tha përmes një video tha se doracaku për Edukimin Seksual “kishte filluar hartimin në vitin 2016 (kur ministër i Arsimit ishte Dr. Arsim Bajrami nga PDK), e ishte i miratuar në vitin 2020 (kur ministre e Arsimit ishte Dr. Hykmete Bajrami nga LDK), dhe në vitin 2023 është publikuar në faqen e MAShTI-t. Pra, jo në nëntorin e vitit 2024 por në gusht të vitit 2023”.

Bajrami përmes një postimi në Facebook ka shkruar se përmbajtja e doracakëve nuk është hartuar e as miratuar përgjatë kohës sa ka udhëhequr ai.

tashmë prej kohësh nuk jam i angazhuar aktivisht në politikë, mirëpo ndjeva nevojën të jap këtë sqarim, pasi kryeministri z. Albin Kurti më ka përmendur në reagimin e tij lidhur me debatet e fundit mbi temën e doracakëve për mësimdhënës “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” për arsimin fillor, arsimin e mesëm të ulët dhe arsimin e mesëm të lartë.

Dëshiroj të sqaroj se në shkurt 2016, kur unë isha në udhëheqje të MASHTI-t, është paraqitur kërkesa tek UNFPA (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë) për mbështetje në hartimin e doracakëve për mësimdhënës. Për këtë, shpreh mirënjohjen time ndaj UNFPA-së për gatishmërinë e tyre për të ofruar ndihmë duke qenë një agjenci e Kombeve të Bashkuara që punon për të përmirësuar çështjet që lidhen me popullsinë dhe zhvillimin.

Gjithsesi, hartimi dhe miratimi i përmbajtjes së doracakëve nga njësitë përkatëse të MASHTI-t nuk ka ndodhur gjatë periudhës kur unë isha në udhëheqje të ministrisë.

Gabime në tekste shkollore, planprograme dhe doracakë kanë ndodhur (përfshirë periudhën kur unë kam shërbyer), ndodhin dhe do të ndodhin edhe në të ardhmen. Ajo që është më e rëndësishme, është që institucionet shtetërore përkatëse të jenë të hapura dhe të tregojnë gjithmonë gatishmëri për reflektim dhe përmirësim.