Artan Behrami: Bedri Hamza i ka kriteret e një lideri që udhëheq pas një fatkeqësie si Albin Kurti

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se motivi kryesor që e shtyri të kandidojë është Gjykata Speciale. Behrami në emisionin “Adresa” me Arben Ahmetin, ka folur edhe për kandidatin për kryeministër nga kjo parti Bedri Hamza, duke thënë se i ka të gjitha kriteret e një lideri që udhëheq pas

dhjetor 27, 2024 - 07:00
 0  7
Artan Behrami: Bedri Hamza i ka kriteret e një lideri që udhëheq pas një fatkeqësie si Albin Kurti
artan-behrami:-bedri-hamza-i-ka-kriteret-e-nje-lideri-qe-udheheq-pas-nje-fatkeqesie-si-albin-kurti

artan-behrami:-bedri-hamza-i-ka-kriteret-e-nje-lideri-qe-udheheq-pas-nje-fatkeqesie-si-albin-kurti

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se motivi kryesor që e shtyri të kandidojë është Gjykata Speciale.

Behrami në emisionin “Adresa” me Arben Ahmetin, ka folur edhe për kandidatin për kryeministër nga kjo parti Bedri Hamza, duke thënë se i ka të gjitha kriteret e një lideri që udhëheq pas një “fatkeqësie si Albin Kurti”.

“Ardhja e Bedri Hamzës në krye edhe si kandidat për kryeministër, unë mendoj që ka qenë një motiv shtesë, sepse e kemi një personalitet që ka një bagazh shumë të madh dhe një trashëgimi në institucione, është një njeri qe i njeh institucionet dhe në kohë krizash kur ti administrohesh nga një populist, unë mendoj që është koha për një ekspert dhe për një njeri që ka trashëgimi, dije dhe një vizion për me e transformu Kosovën dhe unë mendoj që Bedri Hamza i ka të gjitha këto elemente të një lideri, i cili udhëheq me një shtet pas një fatkeqësie që kemi pasur me Albin Kurtin”, ka thënë Behrami. /Gazeta10/