Shqipëria trajnon ushtarët ukrainas në Komandën e NATO-s
Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të marrin pjesë në Komandën e NATO-s në Wiesbaden, Gjermani, për ndihmë dhe trajnim të forcave ukrainase. Ky vendim u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Sipas vendimit të miratuar, katër ushtarakë shqiptarë do të angazhohen në këtë mision, i cili ka për qëllim dhënien e ndihmës


Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të marrin pjesë në Komandën e NATO-s në Wiesbaden, Gjermani, për ndihmë dhe trajnim të forcave ukrainase.
Ky vendim u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Sipas vendimit të miratuar, katër ushtarakë shqiptarë do të angazhohen në këtë mision, i cili ka për qëllim dhënien e ndihmës dhe trajnimin e personelit të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Misioni është planifikuar të zgjasë tre vjet, me rotacion çdo 180 ditë.