Haziri thotë se me fjalimin e Osmanit u konfirmua izolimi i Kurtit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri përmes një postimi në Facebook ka komentuar adresimin e presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se presidentja u rreshtua në krahë të aleatëve dhe sipas tij, e konfirmoi izolimin politik ndaj Kurtit dhe bashkëndimtarëve të tij, ku u shpreh se hyjnë edhe ish-koleget e saj, ministra e deputetë. Ai tha se

Nëntor 23, 2024 - 06:00
 0  7
Haziri thotë se me fjalimin e Osmanit u konfirmua izolimi i Kurtit
haziri-thote-se-me-fjalimin-e-osmanit-u-konfirmua-izolimi-i-kurtit

haziri-thote-se-me-fjalimin-e-osmanit-u-konfirmua-izolimi-i-kurtit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri përmes një postimi në Facebook ka komentuar adresimin e presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se presidentja u rreshtua në krahë të aleatëve dhe sipas tij, e konfirmoi izolimin politik ndaj Kurtit dhe bashkëndimtarëve të tij, ku u shpreh se hyjnë edhe ish-koleget e saj, ministra e deputetë.

Ai tha se thyerja e trojkës institucionale me daljen e Osmani mbi palët brenda dhe rreshtimi i saj në krahë të aleatëve, sipas tij është “dalje në mbrojtje të Republikës së lënduar nga politikat e Kurtit”.

Haziri tutje tha se shërimin nuk mund të bëjë askush pos qytetarët e saj, siç u shpreh, me ndryshimin që duhet ta shkaktojnë.

“Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndryshim. Po vazhdojmë takimet me qyetarët deri me 30 nëntor, ku pritet që kryetari i LDK-së, prof. dr. Lumir Abdixhiku, të përfundojë turneun e ndryshimit me gjilanasit”.

“Ndërkaq, nëse nuk duam ta shohim mungesën e pjesës solemne dhe ceremoniale që po i mungon adresimit vjetor të Presidentes, ku duhet të jenë të gjithë akterët politikë, institucionalë dhe perfaqësues në sallën solemne të Kuvendit të Republikës, aty ku sovraniteti i Kosovës përfaqësohet më së miri përkundër dallimeve dhe ku bojkoti i disa partive ndaj fjalimit të Presidentes po vazhdon, atëherë mund të themi se Presidentja u rreshtua në krahë të aleatëve dhe e konfirmoi izolimin politik ndaj Kurtit dhe bashkëndimtarëve të tij, ku hyjnë edhe ish-koleget e saj, ministra e deputetë”.

“Atdhe më të mirë nuk ka, por jetë me të mirë ka. Kjo është e mundshme me ndryshimin e madh në formë kryengritjeje më 9 shkurt, duke ndëshkuar këta që Kosovës i sollën depresion të thellë politik e ekonomik, këta që e polarizuan skenën politike, këta që mashtruan e keqinterpretuan realitete me lehtësi të padurueshme, këta që shkaktuan korrupsion masiv në të gjitha nivelet dhe që qeverisjen e konstruktuan në rehatimet në vende pune të kunatave, balldëskave e baxhanakëve. A po e shihni se ata që e pshtyjnë të kaluaren, nuk premtojnë të ardhmen kurrë?! Rruga e Re në krye me prof. dr. Lumir Abdixhikun, është shpëtimi. LDK, besë dhe shpresë për Kosovën”, shkroi tutje Haziri./Gazeta10