ASH: Shqipja hiqet nga institucionet, VLEN-i në heshtje
Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër heqjen e gjuhës shqipe nga uebfaqja zyrtare e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës. Ky është një veprim i papranueshëm dhe një goditje e drejtpërdrejtë ndaj The post ASH: Shqipja hiqet nga institucionet, VLEN-i në heshtje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër heqjen e gjuhës shqipe nga uebfaqja zyrtare e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Ky është një veprim i papranueshëm dhe një goditje e drejtpërdrejtë ndaj të drejtave të shqiptarëve. Edhe më shqetësuese janë raportimet për largime të shqiptarëve nga puna, mungesë përfaqësimi në punësime dhe presione ndaj të punësuarve shqiptarë.
Po aq i papranueshëm është edhe mosreagimi e përfaqësuesve shqiptarë në këtë institucion, si dhe e VLEN-it, që sot mban përgjegjësi politike për këtë gjendje.
Kërkojmë rikthimin e menjëhershëm të gjuhës shqipe në uebfaqen zyrtare të institucionit, ndërprerjen e diskriminimit ndaj shqiptarëve dhe transparencë të plotë për largimet, punësimet dhe avancimet.
Aleanca për Shqiptarët nuk do të lejojë që të drejtat e shqiptarëve të shkelen dhe që gjuha shqipe të hiqet nga institucionet.
The post ASH: Shqipja hiqet nga institucionet, VLEN-i në heshtje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .