ASH–Taravari: Refuzimi i provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është diskriminim institucional

Aleanca për Shqiptarët reagoi ashpër ndaj vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për të refuzuar kërkesën e 385 studentëve shqiptarë që provimi i jurisprudencës të organizohet edhe në gjuhën shqipe, duke The post ASH–Taravari: Refuzimi i provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është diskriminim institucional appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 5, 2026 - 19:30
 0
ASH–Taravari: Refuzimi i provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është diskriminim institucional

Aleanca për Shqiptarët reagoi ashpër ndaj vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për të refuzuar kërkesën e 385 studentëve shqiptarë që provimi i jurisprudencës të organizohet edhe në gjuhën shqipe, duke e cilësuar këtë veprim si diskriminim të hapur dhe institucional ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, transmeton Gazeta Flaka

Nga ASH theksojnë se ky vendim përjashton gjuhën shqipe nga sistemi i drejtësisë dhe dëshmon mungesë të vullnetit politik për barazi reale.

“Refuzimi i organizimit të provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është një akt i pastër diskriminimi. Kjo nuk është çështje teknike apo administrative, por një goditje direkte ndaj barazisë gjuhësore dhe të drejtave kushtetuese të shqiptarëve,” thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka ngritur pyetje të drejtpërdrejta mbi motivet e këtij vendimi.
“Kush frikësohet nga gjuha shqipe dhe pse? A frikësohen nga barazia reale, nga përfshirja e shqiptarëve në sistemin e drejtësisë, apo nga fakti se gjuha amtare garanton drejtësi dhe dinjitet?” thekson Taravari.

Nisma e studentit Mevlan Ademi për organizimin e provimit në gjuhën shqipe po mbështetet fuqishëm nga deputetët e Aleancës për Shqiptarët Sadik Sulejmani, Halil Snopçe dhe Rijad Shaqiri.
“Studentët shqiptarë nuk po kërkojnë asnjë privilegj. Ata kërkojnë vetëm të drejtën që provimi të jepet edhe në gjuhën e tyre amtare, pa e cenuar aspak njohjen dhe përdorimin e gjuhës maqedonase,” kanë deklaruar deputetët e ASH-së.

Sipas Aleancës për Shqiptarët, vendimi i Ministrisë së Drejtësisë dërgon një mesazh të rrezikshëm për shoqërinë.
“Mohimi i gjuhës shqipe nuk është vetëm një vendim administrativ, por një alarm serioz për drejtësinë, barazinë dhe frymën demokratike në vend,” thuhet më tej në reagim.

Në fund, ASH thekson se kërkesat e studentëve janë legjitime dhe të panegociueshme.
“Respekti, trajtimi i barabartë dhe dinjiteti janë të drejta themelore që duhet të garantohen, jo të mohohen,” përfundon reagimi. Gazeta Flaka

The post ASH–Taravari: Refuzimi i provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është diskriminim institucional appeared first on Flaka, në çdo lajm... .