Astrit Iseni: Besimi i ndërsjellë parakushti kryesor për shkëmbim të suksesshëm dhe efikas dhe ndarje të informacioneve
Pjesëtarët e MPB-së sot në Ohër kanë realizuar stërvitje simulative për shkë mbim të informacioneve në kohë reale për trafikim të njerëzve dhe kontrabandim të emigrantëve përgjatë rutës Lindore-Mesdhetare. Falënderim për stërvitjen e realizuar me sukses shprehu zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Atrit Iseni, i cili theksoi se shkëmbimi trejkufitar i informacioneve është përmirësuar dukshëm […]
Pjesëtarët e MPB-së sot në Ohër kanë realizuar stërvitje simulative për shkë mbim të informacioneve në kohë reale për trafikim të njerëzve dhe kontrabandim të emigrantëve përgjatë rutës Lindore-Mesdhetare.
Falënderim për stërvitjen e realizuar me sukses shprehu zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Atrit Iseni, i cili theksoi se shkëmbimi trejkufitar i informacioneve është përmirësuar dukshëm edhe mes administratave në Ballkanin Perëndimor, por edhe mes tyre dhe vendeve-anëtare të BE-së, para se gjithash edhe për shkak të shumë akteve juridike dhe kanaleve për komunikim që qëndrojnë në dispozicion.
“Besimi im personal është se cilësia e stafit është e një rëndësie kyçe për arritjen e efikasitetit optimal, mirëpo është po aq i rëndësishëm edhe eliminimi i kufijve kombëtarë kur bëhet fjalë për shkëmbimin e informacionit. Është e pamundur, shpresoj se do të jeni dakord me mua që shkëmbimi i informacionit të arrijë potencialin e tij të plotë kur ka sisteme të ndryshme kombëtare, baza të dhënash, regjistra, sisteme ligjore, legjislacion për mbrojtjen e të dhënave dhe mbi të gjitha probleme të rëndësishme në ndërveprueshmëri. Nga ana tjetër, ne nuk e kryejmë detyrën tonë vetëm duke shkëmbyer informacione. Është koha që seriozisht të punohet në vendosjen e praktikave të ndarjes spontane të informacionit ose nëse dëshironi qarkullimin e tij mes nesh, organeve të rendit në nivel kombëtar, e më pas në nivel rajonal apo evropian”, theksoi ndër të tjera Iseni.
Ai e shfrytëzoi mundësinë që të përkujtojë në pesë komuna mbi të cilat mbështetet Direktiva e Këshillit dhe e Parlamentit Evropian për shkëmbim të informacioneve mes organeve për zbatim të ligjit në vendet-anëtare nga viti 2023 -disponueshmëria, qasja e barabartë, besueshmëria, pronësia e të dhënave dhe siguria e të dhënave, sidomos duke e theksuar besimin e ndërsjellë si paraskusht bazë për shkëmbim të sukssesshëm dhe efikas dhe ndarje të informacioneve.
Ndryshe, stërvitja simulative është zbatuar në shtregun tek Kanali Stutençishtës, në bregun lindor të Liqenit të Ohrit.