Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës në Tiranë, reagon Presidenti Begaj: Të frenojmë promovimin e dhunës në rrjetet sociale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar me një mesazh për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në afërsi të një shkolle 9-vjeçare në Tiranë. Presidenti Begaj i shprehu ngushëllime familjes së 14-vjeçarit që mbeti viktimë e konfliktit me bashkëmoshatarët, ndërsa uroi shërimim e nxënësit tjetër që mbeti i plagosur. Në këtë mesazh, Kreu i Shtetit […]

Nëntor 18, 2024 - 23:00
 0  7
Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës në Tiranë, reagon Presidenti Begaj: Të frenojmë promovimin e dhunës në rrjetet sociale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar me një mesazh për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në afërsi të një shkolle 9-vjeçare në Tiranë.

Presidenti Begaj i shprehu ngushëllime familjes së 14-vjeçarit që mbeti viktimë e konfliktit me bashkëmoshatarët, ndërsa uroi shërimim e nxënësit tjetër që mbeti i plagosur.

Në këtë mesazh, Kreu i Shtetit bën apel për reflektim të shoqërisë shqiptare në edukimin e brezit të ri.

“Kjo ngjarje e rëndë na shqetëson dhe na ngarkon me përgjegjësi për mjedisin ku po rrisim dhe edukojmë fëmijët tanë, duke përfshirë shoqërinë, shkollën dhe familjen”, shkruan ndër të tjera Kreu i Shtetit, duke iu drejtuar prindërve, mësuesve dhe të gjithë komunitetit.

Gjithashtu Presidenti Begaj bën thirrje për rikthimin e shoqërisë shqiptare te vlerat dhe distancimin nga modelet e dëmshme që u ofrohen sot fëmijëve dhe të rinjve:

“Si shoqëri, kemi një sfidë të madhe përpara: Të frenojmë promovimin e dhunës në rrjetet sociale dhe hapësirën online, si dhe të ndalojmë çdo lloj shfaqje të dhunshme në shoqërinë tonë”. “Fëmijët dhe të rinjtë tanë- shprehet Kreu i Shtetit- meritojnë të orientohen drejt modeleve pozitive të punës, shkollimit dhe arritjeve nëpërmjet tyre”, u shpreh Presidenti Begaj.