Publikohet momenti kur qëllohet për vdekje influencierja e njohur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Irak, ku një sulmues i panjohur ka qëlluar për vdekje jashtë shtëpisë së saj, yllin irakian të mediave sociale Gufran Sawadi, e njohur më mirë si Umm Fahad. Sulmi ndodhi të premten në brëmje në lagjen Zayouna, në lindje të Bagdadit dhe u filma nga një kamera sigurimi. […]
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Irak, ku një sulmues i panjohur ka qëlluar për vdekje jashtë shtëpisë së saj, yllin irakian të mediave sociale Gufran Sawadi, e njohur më mirë si Umm Fahad.
Sulmi ndodhi të premten në brëmje në lagjen Zayouna, në lindje të Bagdadit dhe u filma nga një kamera sigurimi.
Videoja tregon një person të armatosur në një motoçikletë, duke vrarë Sawadi në vend. Një burim i policisë së Bagdadit, konfirmoi për CNN vërtetësinë e videos.
Sawadi ishte e njohur në TikTok, ku ndante video të saja duke kërcyer dhe me rroba provokuese.
Në të kaluarën, këto video janë konsideruar të papërshtatshme nga gjyqësori irakian. TikToker u dënua me gjashtë muaj burg për “prodhimin dhe publikimin e filmave dhe videove të ndryshme që përmbajnë shprehje të turpshme dhe të pahijshme, shkelje të mirësjelljes dhe moralit publik”, sipas një deklarate nga gjyqësori i Irakut.
Gufran Sawadi, nuk është e para influencuese irakiane e mediave sociale që vihet në shënjestër.
Një tjetër personalitet i njohur irakian i TikTok, Moor Alsafar, i njohur si Noor BM, u qëllua për vdekje në Bagdad në shtator 2023.
Ai postoi video të shkurtra rreth modës, flokëve dhe grimit dhe shpesh kërcente nën muzikë.