Avokati Marjan Vitanovski hoqi dorë nga mbrojtja e Palços, po zbulohen dëshmoi të reja për vrasjet Vanja-Pançe
Avokati Marian Vitanovski ka hequr dorë nga mbrojtja e Ljupço Palevski Palco, i akuzuar për vrasjen e Vanjës dhe Pançes. Para fillimit të seancës së sotme, gjykatësi Ivica Stefanovski lexoi vendimin e avokatit nga Kumanova. Palevskin vazhdon ta mbrojë avokatin Jovica Strashevski, transmeton Portalb.mk. Seanca e sotme për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit […]


Avokati Marian Vitanovski ka hequr dorë nga mbrojtja e Ljupço Palevski Palco, i akuzuar për vrasjen e Vanjës dhe Pançes. Para fillimit të seancës së sotme, gjykatësi Ivica Stefanovski lexoi vendimin e avokatit nga Kumanova. Palevskin vazhdon ta mbrojë avokatin Jovica Strashevski, transmeton Portalb.mk.
Seanca e sotme për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit vazhdoi me marrjen në pyetje të të akuzuarit Velibor Manev.
Sipas njoftimit, pas dëgjimit të Manevit, duhet të dëshmojnë Bore Videvski, Vlatko Keshishev, Aleksandar Gjorçevski dhe në fund Palevski.
Në dëshminë e tij të sotme para gjykatës, i akuzuari Velibor Manev dëshmoi për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi, duke zbuluar detaje të reja tronditëse për krimet.
“Vanja ishte e lidhur në momentin kur e pashë të vrarë,” kujton Manev, duke shtuar se kur e zgjidhën që Palevski ta fotografonte, e kuptuan se kishin personin e gabuar.
Manev ka dëshmuar se telefon kishte vetëm Ljupço Palevski, me të cilin ka shënuar numrat e prindërve të Vanjës, pasi ajo i ka thënë vetë.
“Palço tha se do të vëzhgonte gruan dhe zakonet e saj. Na tregoi edhe foton e saj nga një telefon tjetër që nuk ishte i lidhur me tonët”, tha i pandehuri.
Manev ka përshkruar me detaje edhe personin në foton që kanë parë para rrëmbimit.
“Ajo i ngjante shumë fëmijës – në gjatësi, në ngjyrën e flokëve. Nuk dukej fare si fëmijë ajo që e rrëmbym, por ishim të sigurt që ishte ajo pas kohës që doli”, pohon ai.
Sa i përket Pançe Zhezhovskit nga Velesi, Manev tha se pesha me të cilën është lidhur zinxhiri i tij mund të jetë ende në gropë, ndërsa vetë zinxhiri ka mbetur në shtëpi.
I pandehuri gjithashtu mohoi se ka dëgjuar personalisht bisedë mes Ljupço Palevskit dhe babait të Vanjës, Aleksandar Gjorçevskit.
Aleksandrin e kam parë për herë të parë në foto në stacion policor. Thashë se Palevski ka biseduar me Sashkon sepse isha i traumatizuar nga rrahja në burg. Dëgjoja se si i rrihnin të tjerët dhe më pas erdhi radha ime”, dëshmoi Manev.
Gjykimi vazhdon me dëshmi të reja, ndërsa opinioni pret më shumë detaje rreth këtij rasti që tronditi Maqedoninë.
Sipas aktakuzës, Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski, akuzohen se së bashku kishin planifikuar rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja për të detyruar një anëtar të familjes së saj të ngushtë të jepte para për shpërblim. Sipas aktakuzës, rrëmbimi i të ndjerit Pançe Zhezovski nga Velesi ka qenë me qëllim që ta detyrojnë që t’ua japë automjetin “citroen” për ta përdorur në rrëmbimin e fëmijës në Shkup.
Gjykimi për këtë rasti filloi më 20 shtator 2024. Të dyshuar për këtë rast janë edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski, E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.