Mexhiti: Urime përvjetori i Kuvendit të Lezhës!

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka uruar përvjetorin e Kuvendit të Lezhës. “Në zemër të Shkupit, në sheshin që mban emrin e Skënderbeut, qëndron krenar monumenti i heroit tonë kombëtar. Përballë tij, një mural i gdhendur në gurë rrëfen një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë, Kuvendin e Lezhës. Aty ku princërit shqiptarë […]

Mars 2, 2025 - 20:00
 0  4
Mexhiti: Urime përvjetori i Kuvendit të Lezhës!

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka uruar përvjetorin e Kuvendit të Lezhës.

“Në zemër të Shkupit, në sheshin që mban emrin e Skënderbeut, qëndron krenar monumenti i heroit tonë kombëtar. Përballë tij, një mural i gdhendur në gurë rrëfen një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë, Kuvendin e Lezhës. Aty ku princërit shqiptarë u bashkuan për lirinë, aty ku u hodhën themelet e qëndresës sonë. Sot, teksa ecim në këtë shesh, historia nuk është thjesht një kujtim, ajo jeton mes nesh. Guri flet, kujtimet zgjojnë shpirtin e kombit, dhe hijet e së kaluarës na thërrasin të mos harrojmë kurrë kush jemi!

Urime përvjetori i Kuvendit të Lezhës!”, thuhet në urimin e Mexhitit.