Azizi për bashkimin VLEN-it: Në fokus duhet të kemi kauzën, e jo protagonizmin individual

Adnan Azizi në një intervistë për TV21 ka folur për VLEN-in, zgjedhjet lokale, si dhe Qeverinë. I pyetur për atë se kush do të jetë lider i VLEN-it, Azizi tha se është ithtar i kauzave, e jo i protagonizmit individual. “Unë jam ithtar i asaj që në fokus të jetë kauza jonë, e jo i […] The post Azizi për bashkimin VLEN-it: Në fokus duhet të kemi kauzën, e jo protagonizmin individual appeared first on InfoShqip.com.

Nëntor 13, 2025 - 21:30
 0
Azizi për bashkimin VLEN-it: Në fokus duhet të kemi kauzën, e jo protagonizmin individual

Adnan Azizi në një intervistë për TV21 ka folur për VLEN-in, zgjedhjet lokale, si dhe Qeverinë. I pyetur për atë se kush do të jetë lider i VLEN-it, Azizi tha se është ithtar i kauzave, e jo i protagonizmit individual.

“Unë jam ithtar i asaj që në fokus të jetë kauza jonë, e jo i protagonizmit individual. As ngritjes së kultit, pasi ua kemi parë sherrin. Nëse bëjmë bilanc rrugëtimit politik, shohim se gjërat fare pak kanë ecur në favor të shqiptarëve. Nëse ne e vendosim fokusin në kauzën tonë dhe pak i japim rëndësi se kush është i pari jonë, kjo do të jetë më e shëndetshme”.

“Unë jam për të pasur liderë me rotacion, në konceptin që e ka BE, duke mos e përqendruar kauzën në përfaqësimin individual, por kauza të jetë në fokusin e VLEN-it dhe lidershipit të VLEN-it”, tha Azizi mes tjerash.

Ai gjithashtu tha se pak rëndësi ka se kush do të jetë në krye të VLEN-it, por më e rëndësishme është të realizohet platforma e bashkëqeverisjes. Azizi gjithashtu tha se kjo temë më shumë imponohet nga humbësit e zgjedhjeve, që janë AKI.

The post Azizi për bashkimin VLEN-it: Në fokus duhet të kemi kauzën, e jo protagonizmin individual appeared first on InfoShqip.com.