Zbulohet sa kohë do të mungojë Sesko pas lëndimit që do ia pamundësojë të luajë ndaj Kosovës

Sulmuesi i Manchester United, Benjamin Sesko, pritet të mungojë për disa javë pas një dëmtimi në gju. Sulmuesi slloven ka hasur vështirësi për t’u përshtatur te United që prej transferimit të tij verën e kaluar nga RB Leipzig për 86 milionë euro. Fillimi i vështirë i tij me klubin u përkeqësua më tej pasi u […]

Nëntor 13, 2025 - 14:30
 0
Zbulohet sa kohë do të mungojë Sesko pas lëndimit që do ia pamundësojë të luajë ndaj Kosovës

Sulmuesi i Manchester United, Benjamin Sesko, pritet të mungojë për disa javë pas një dëmtimi në gju.

Sulmuesi slloven ka hasur vështirësi për t’u përshtatur te United që prej transferimit të tij verën e kaluar nga RB Leipzig për 86 milionë euro.

Fillimi i vështirë i tij me klubin u përkeqësua më tej pasi u detyrua të largohej nga fusha për shkak dëmtimi gjatë barazimit 2-2 me Tottenhamin, përpara pauzës ndërkombëtare.

Sesko u fut në lojë për të zëvendësuar Noussair Mazraoui, por pas një dëmtimi në minutën e 85-të, u detyrua të dalë dhe shkoi menjëherë drejt tunelit.

Sipas një raporti të The Times, lojtari pritet të qëndrojë jashtë fushave “për disa javë”, çka do ta bëjë të humbasë disa ndeshje të rëndësishme pas rikthimit nga pushimi ndërkombëtar.

Pas rikthimit në qendrën stërvitore Carrington, Manchester United do të ketë një periudhë të ngarkuar me ndeshje, duke pritur Evertonin, më pas udhëton te Crystal Palace, pret West Hamin dhe përballet në transfertë me Wolvesin.

Pavarësisht formës së luhatshme të tij, mungesa e Seskos është një goditje e madhe për trajnerin Ruben Amorim, i cili ka në dispozicion vetëm Joshua Zirkzeen si sulmues të mirëfilltë.