Bajrami: Gjithçka që qytetari ka nevojë është bërë më e shtrenjtë, Kurti ka dalë nëpër botë e po shet mend për “stabilitet ekonomik”

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, duke iu referuar statistikave të ASK-së, ku inflacioni në mars ka arritur në 6.7%, thotë se kryeministri Albin Kurti ka dalë nëpër botë e po shet mend për “stabilitet ekonomik”. Ajo pohon se çmimet e larta dhe gjithçka që sot i duhet qytetarëve që është bërë më e shtrenjtë “është

Prill 12, 2026 - 14:30
Bajrami: Gjithçka që qytetari ka nevojë është bërë më e shtrenjtë, Kurti ka dalë nëpër botë e po shet mend për “stabilitet ekonomik”
bajrami:-gjithcka-qe-qytetari-ka-nevoje-eshte-bere-me-e-shtrenjte,-kurti-ka-dale-neper-bote-e-po-shet-mend-per-“stabilitet-ekonomik”.

bajrami:-gjithcka-qe-qytetari-ka-nevoje-eshte-bere-me-e-shtrenjte,-kurti-ka-dale-neper-bote-e-po-shet-mend-per-“stabilitet-ekonomik”.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, duke iu referuar statistikave të ASK-së, ku inflacioni në mars ka arritur në 6.7%, thotë se kryeministri Albin Kurti ka dalë nëpër botë e po shet mend për “stabilitet ekonomik”.

Ajo pohon se çmimet e larta dhe gjithçka që sot i duhet qytetarëve që është bërë më e shtrenjtë “është kriza që qytetarët e Kosovës po e paguajnë çdo ditë”.

“Albin Kurti mundet veç një ligjëratë me mbajtë: me u tregu partive politike nëpër botë si fitohen zgjedhjet duke blerë vota me buxhet të shtetit. Ky është suksesi i tij i vetëm, i faktuar deri me tani”, thotë Bajrami.

Postimi i plotë: