Bajrami – Muratit: Sa e fajëson opozitën për Pagën Minimale pse nuk e zbatove ligjin për punëtorët teknike të Kuvendit

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i ka reaguar ministrit të Finacave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me rritjen e Pagës Minimale. Murati kishte një paraqitje, të dielën, ku hodhi kritika ndaj opozitës për dërgimin e disa ligjeve në Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se kanë shkaktuar vonesa. Bajrami i tha

dhjetor 2, 2024 - 01:00
 0  5
Bajrami – Muratit: Sa e fajëson opozitën për Pagën Minimale pse nuk e zbatove ligjin për punëtorët teknike të Kuvendit
bajrami-–-muratit:-sa-e-fajeson-opoziten-per-pagen-minimale-pse-nuk-e-zbatove-ligjin-per-punetoret-teknike-te-kuvendit

bajrami-–-muratit:-sa-e-fajeson-opoziten-per-pagen-minimale-pse-nuk-e-zbatove-ligjin-per-punetoret-teknike-te-kuvendit

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i ka reaguar ministrit të Finacave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me rritjen e Pagës Minimale.

Murati kishte një paraqitje, të dielën, ku hodhi kritika ndaj opozitës për dërgimin e disa ligjeve në Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se kanë shkaktuar vonesa.

Bajrami i tha Muratit se bashkë me kryeinspektorin e Punës, Hekuran Nikçi nuk kanë qenë në gjendje ta zbatojnë Ligjin për Pagën Minimale për rastin e grave greviste që mirëmbajnë objektin e Kuvendit të Kosovës.

“Hekuran Murati po thotë: Ligjin për Pagën Minimale e ka qu opozita në Gjykatë Kushtetuese dhe kjo e ka vonu ngritjen e pagës minimale, POR Hekurani po harron që një Kosovë e dinë rastin grevës disa javore të grave që kanë punu për mirëmbajtjen e Kuvendit. Hekurani bashkë me Kyreinspektorin joligjor Hekuran Nikçi s’kanë qënë në gjendje me zbatu Ligjin për pagën minimale.  Kush i ka ndalur?”, ka shkruar Bajrami.