Bajrami porosi Vetëvendosjes: Kush përçan mërgatën është kundër Kosovës

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, ka deklaruar se mërgata është vetë Kosova. Ajo theksoi se kush e përçan mërgatën, është kundër Kosovës. “Mërgata nuk i takon asnjë partie politike. Mërgata i takon vetëm Kosovës”, tha ajo. Bajrami tha se partia që ka dështuar në ekonomi, diplomaci, arsim e shëndetësi ka përdorur çdo

Nëntor 21, 2025 - 00:30
 0
Bajrami porosi Vetëvendosjes: Kush përçan mërgatën është kundër Kosovës
Bajrami porosi Vetëvendosjes: Kush përçan mërgatën është kundër Kosovës

Bajrami porosi Vetëvendosjes: Kush përçan mërgatën është kundër Kosovës

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, ka deklaruar se mërgata është vetë Kosova. Ajo theksoi se kush e përçan mërgatën, është kundër Kosovës.

“Mërgata nuk i takon asnjë partie politike. Mërgata i takon vetëm Kosovës”, tha ajo.

Bajrami tha se partia që ka dështuar në ekonomi, diplomaci, arsim e shëndetësi ka përdorur çdo mjet për të përçarë shqiptarët, për të ndarë mërgatën dhe për të rritur polarizimin.

E dyta e LDK-së shtoi se Lëvizja Vetëvendosje e ka keqpërdorur mërgatën.

“Mërgata është aset i Republikës së Kosovës dhe mbi të askush s’mund të pretendojë pronësi. Kontributi i tyre para luftës, gjatë luftës dhe pasluftës është i jashtëzakonshëm.
Ju kujtohen dy ministrat e ardhur nga diaspora për t’i dhënë kontribut Republikës, të cilët u detyruan të largohen nga Kosova për shkak se nuk zbatonin urdhrat e nëntokës së Vetëvendosjes!”, shtoi nënkryetarja e LDK-së./Klankosova.tv

Më poshtë postimi i plotë: