Blerim Gashi: Mungesa e bashkëpunimit, paaftësia dhe mosguximi i LDK-së na çojnë në zgjedhje
Analisti politik, Blerim Gashi në “Adresa” komentoi zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 28 dhjetor. Gashi tha se nga mosguximi dhe mungesa e vizionit nga LDK, ka sjellur shtetin në këtë gjendje për zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi që sipas tij, ata nuk mundëm të bëhen as me Vetëvendosjen e as me PDK-në. “Nëse


Analisti politik, Blerim Gashi në “Adresa” komentoi zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 28 dhjetor.
Gashi tha se nga mosguximi dhe mungesa e vizionit nga LDK, ka sjellur shtetin në këtë gjendje për zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi që sipas tij, ata nuk mundëm të bëhen as me Vetëvendosjen e as me PDK-në.
“Nëse dojna me gjet fajtor kujdestar, ideja e mosgjetjes së një parimsie në ndërtimin e koalicioneve është shkaktari kryesor. Nëse shkojmë krejt në konkretisht, konsideroj se paaftësia, mosguximi i LDK-së, mos mu bo as me PDK-në, e mos mu bo as me Vetëvendosjen, është shkaktari kryesor, do të thotë bllokuesi. Mungesa e guximit dhe mungesa e një vizioni për me dalë tutje, me kapërcy tutje vijave partiake edhe me ndërtu koalicione qoftë edhe me armikun politik, jo armikun kombëtar, ka shkaktu këtë vonesë apo këtë hershmëri në zgjedhjet e ardhshme, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ka një fajtor kujdestar kryesor, që unë personalisht e shoh LDK-në”, shtoi tutje Gashi./Gazeta10
