Balla-PD: Nuk do i votojmë 4 projektligjet që keni sjellë

Kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla replikoi me Ina Zhupën dhe deputetë të PD-së lidhur me protestat e fundit qytetare dhe investimin në Zvërnec. Balla theksoi se do të rrëzohen 4 projektligjet e sjella nga PD-së dhe se Shqipëri...

qershor 11, 2026 - 13:02
Balla-PD: Nuk do i votojmë 4 projektligjet që keni sjellë

Kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla replikoi me Ina Zhupën dhe deputetë të PD-së lidhur me protestat e fundit qytetare dhe investimin në Zvërnec.

Balla theksoi se do të rrëzohen 4 projektligjet e sjella nga PD-së dhe se Shqipëria nuk e ka luksin të humbasë një investim 4 miliardësh.

Duke iu referuar Berishës, Balla u shpreh se “bufi i madh” u shpreh pro investimit në Zvërnec dhe tashmë ndryshoi trajektore duke sjellë 4 projekt-ligje, që do të rrëzohen.

Më pëlqen që keni disa ditë që ju zogjtë e bufit, ju duket vetja flamingo, ose keni filluar të silleni si flamingo. Bëni zhurmë sa të doni, vidheni edhe protestën po deshët, sa i përket 4 pr.ligjeve që keni sjellë ne jemi kundra dhe do t’i rrëzojmë ato, sepse jemi votuar për ta zhvilluar Shqipërinë. Ju një javë më parë dolët me bufin e madh dhe thatë që jeni pro investimit, tani kush është qëllimi i 4 pr.ligjeve? Jeni pro apo kundër investimit? Ne jemi pro investimit. Investimi do të bëhet, Shqipëria s’e ka luksin të humbi 4 miliardë. Kundër kujt sistemi jeni ju? Në një protestë ku thirret ‘Sali Berisha në burg’”, tha Balla.


Burimi i lajmit: opinion.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.