Balluku/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja…

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Këshilli i Mandateve do ta shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, vetëm pasi të jetë shprehur Gjykata Kushtetuese për çështjen e vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin e saj nga detyra. “Nuk ka asnjë gjasë që ne ta shqyrtojmë kërkesën e prokurorëve për masa […]

dhjetor 21, 2025 - 11:30
 0
Balluku/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja…

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Këshilli i Mandateve do ta shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, vetëm pasi të jetë shprehur Gjykata Kushtetuese për çështjen e vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin e saj nga detyra.
“Nuk ka asnjë gjasë që ne ta shqyrtojmë kërkesën e prokurorëve për masa ekstreme, pa mbaruar një herë me themel procesi që kemi hapur në Gjykatën Kushtetuese”, tha Rama gjatë podcast-it të tij “Flasim” të dielën në mëngjes.

Seanca e gjykimit të kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese është parashikuar të zhvillohet më 22 janar.