Bashkim Jashari për president, takimi me Kurtin, lajmi merr hov në rrjetet sociale?!
Portale kosovare dhe faqe në rrjetet sociale kanë raportuar së fundmi për një takim të nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari, ku thuhet se është diskutuar mundësia që Jashari të jetë kandidat për President të Republikës. Sipas informacioneve që po qarkullojnë me shpejtësi, emri i Bashkim Jasharit po […]
Portale kosovare dhe faqe në rrjetet sociale kanë raportuar së fundmi për një takim të nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari, ku thuhet se është diskutuar mundësia që Jashari të jetë kandidat për President të Republikës.
Sipas informacioneve që po qarkullojnë me shpejtësi, emri i Bashkim Jasharit po shihet si figura kyçe për postin e presidentit të Kosovës, që mund të unifikojë vendin në këtë pozitë, duke pasur parasysh simbolikën e fuqishme që përfaqëson familjen Jashari. Por nga ana tjetër nga Qeveria e Kosovës nuk kanë dashur të flasin për këtë takim se a ka ndodhur apo jo, apo bëhet fjalë për spekulime mediatike.
Mbetet të shihet nëse këto raportime do të konfirmohen zyrtarisht, por ky zhvillim ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, duke e cilësuar si një kthesë të fuqishme në skenën politike të vendit. (INA)