Bashkim Selimi u zgjodh unanimisht kryetar i Këshillit të Prokurorëve
Bashkim Selimi u zgjodh unanimisht kryetar i Këshillit të Prokurorëve në Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kryetari i sapozgjedhur i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Bashkim Selimi, tha sot se The post Bashkim Selimi u zgjodh unanimisht kryetar i Këshillit të Prokurorëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Bashkim Selimi u zgjodh unanimisht kryetar i Këshillit të Prokurorëve në Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i sapozgjedhur i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Bashkim Selimi, tha sot se “mbrojtja e të gjithë prokurorëve publikë në Republikën e Maqedonisë” dhe transparenca do të jenë prioritetet e mandatit të tij.
Selimi u zgjodh kryetar i ri i Këshillit të Prokurorëve Publikë, pasi mori mbështetje unanime nga kolegët e tij, me propozimin e Zorica Pavloviq.
Në deklaratën e tij të parë pas zgjedhjeve, Selimi trajtoi prioritetet e mandatit të tij, duke theksuar mbrojtjen e prokurorëve publikë dhe vendimmarrjen kolektive.
Zgjedhja e Selimit vjen në ditën kur Qeveria miratoi propozimin për shkarkimin e Prokurorit Publik të Shtetit, Ljupço Kocevski.
“I falënderoj kolegët e mi për mbështetjen e tyre unanime, përparësia për mua është se kam qenë edhe zëvendës, vazhdimisht, dhe vendimet merren gjithmonë kolektivisht. Do të angazhohem që të gjithë prokurorët publikë në Republikën e Maqedonisë të jenë të mbrojtur në çdo kuptim”, deklaroi Kryetari i ri i Këshillit.
Ndërkohë ish shefi i prokurorisë së lartë, Mustafa Harjullahu ka dhënë dorëheqjen nga pozita e prokurorit të lartë. Informacionin për Alsat e ka konfirmuar vetë Hajrullahu duke shtuar se ka kërkuar vetë ai nga Këshilli i Prokurorëve t’i ndërpritet mandati. Këshilli e ka konstatuar sot dorëheqjen e tij.
Së fundi ai ka qenë i suspenduar nga pozita e prokurorit dhe shefit të prokurorisë së lartë si pasojë e pesë akuzave që rëndojnë ndaj tij për “maltretim në vendin e punës” dhe “shpërdorimi i detyrës zyrtare”. Akuzat ndaj tij Hajrullahu i kishte cilësuar si tendencioze dhe me motive politike. Gazeta Flaka
The post Bashkim Selimi u zgjodh unanimisht kryetar i Këshillit të Prokurorëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .