BDI: A ka filluar të materializohet marrëveshja Mickoski-Zaev e ndërmjetësuar nga Angjushev, për eliminimin e ndikimit politik të shqiptarëve?
Nga BDI e quajnë LSDM-në parti e “kapur”, e cila sipas tyre nuk guxon të sfidojë realisht pushtetin, por vetëm sa e legjitimon atë me heshtje dhe pajtueshmëri. Nga BDI thonë se LSDM si një parti me bindje të majta, duhet t’i rikthehet identitetit të vet ideologjik dhe të mbrojë parimet si barazia qytetare, përfaqësimi […] The post BDI: A ka filluar të materializohet marrëveshja Mickoski-Zaev e ndërmjetësuar nga Angjushev, për eliminimin e ndikimit politik të shqiptarëve? appeared first on InfoShqip.com.
Nga BDI e quajnë LSDM-në parti e “kapur”, e cila sipas tyre nuk guxon të sfidojë realisht pushtetin, por vetëm sa e legjitimon atë me heshtje dhe pajtueshmëri. Nga BDI thonë se LSDM si një parti me bindje të majta, duhet t’i rikthehet identitetit të vet ideologjik dhe të mbrojë parimet si barazia qytetare, përfaqësimi i drejtë dhe mundësitë e barabarta në progresin shoqëror.
“Ky transformim nuk është i rastësishëm. Marrëveshja e pashpallur mes Mickoskit dhe Zaevit, me ndërmjetësimin e oligarkut Angjushev, ka një qëllim të qartë: të sigurojë imunitet, në këmbim të një qeverisjeje që eliminon ndikimin politik të shqiptarëve. A nuk është pikërisht kjo arsyeja pse LSDM nuk kundërshton fuqizimin e elementeve të “botës serbe” në Maqedoni? Pse nuk reagon ndaj politikave që synojnë të reduktojnë rolin politik dhe ekonomik të shqiptarëve? Pse nuk ka asnjë kritikë ndaj shkeljes së balancave etnike, përjashtimit të shqiptarëve nga institucionet dhe prishjes së mekanizmave të përfaqësimit? LSDM nuk është më një opozitë, por një garant i heshtur i një projekti që i shërben vetëm dy grupeve: VMRO-DPMNE së dhe atyre që kërkojnë të kthejnë pas procesin e barazisë politike dhe ekonomike të shqiptarëve”, thonë nga BDI.
The post BDI: A ka filluar të materializohet marrëveshja Mickoski-Zaev e ndërmjetësuar nga Angjushev, për eliminimin e ndikimit politik të shqiptarëve? appeared first on InfoShqip.com.