Muzeut të Tetovës nuk i pëlqeu reagimi i organizatës HUTA, por pranuan se në muze punojnë vetëm 6 shqiptarë 

Muzeu i Tetovës e ka konsideruar si nacionalist dhe egoist reagimin e djeshëm të organizatës HUTA ku thanë se ky institucion nuk bën asgjë për përfaqësimin e shqiptarëve dhe për deficitin e stafit profesionist nga shqiptarët. Megjithatë nga muzeu pranuan se ka mungesë të stafit, shkruan Portalb.mk.  Nga Muzeu thonë se kanë punuar me dekada […]

dhjetor 27, 2024 - 20:00
 0  4
Muzeut të Tetovës nuk i pëlqeu reagimi i organizatës HUTA, por pranuan se në muze punojnë vetëm 6 shqiptarë 
Muzeu i Tetovës. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Muzeu i Tetovës e ka konsideruar si nacionalist dhe egoist reagimin e djeshëm të organizatës HUTA ku thanë se ky institucion nuk bën asgjë për përfaqësimin e shqiptarëve dhe për deficitin e stafit profesionist nga shqiptarët. Megjithatë nga muzeu pranuan se ka mungesë të stafit, shkruan Portalb.mk

Nga Muzeu thonë se kanë punuar me dekada si strumbullar për bashkimin dhe ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët. 

“I sugjerojmë HUTTA-s të ndalet me kalkulimet egoiste dhe nacionaliste. Muzeu i Tetovës punon në studimin e historisë vendase dhe në asnjë segment, por sigurisht që askush nuk ka mbetur anash, pavarësisht nëse ishte Murat Baftijari apo Todor Tsipovski-Merxhan. Në muze nuk ka vend për politikë dhe provokime nga jashtë”, thanë nga Muzeu. 

Ata theksuan se aktualisht në muze janë të punësuar 6 shqiptarë etnikë dhe se prej 15 vitesh nuk ka punësime të reja të stafit profesional. 

“Ka nevojë serioze për punësime të reja. Qeveria e re tashmë po punon për zgjidhjen e këtij problemi dekadash, me theks në ekspertizë, jo në përkatësinë etnike”, thanë nga Muzeu. 

Në reagimin e djeshëm HUTA theksoi se Muzeu i Tetovës lëre që nuk bën asgjë për promovimin e kulturës shqiptare dhe për të pasqyruar realitetin, ky institucion ka edhe deficit të stafit të shqiptarëve. 

“Qyteti i Tetovës është qytet me popullsi me shumicë shqiptare i cili gëzon histori dhe artefakte të ndryshme të cilat ne vazhdimisht i publikojmë në faqen tonë Muzeu Virtual i Tetovës. Mirëpo Muzeu i Tetovës këtë nuk e bën, aq më pak nuk është ndërmarrë deri tani asgjë për të pasqyruar realitetin e Tetovës. Gjithashtu në baza etnike Muzeu i Tetovës vazhdon të ketë deficit të profesionistëve shqiptarë si Historian, Etnolog dhe Arkeolog”, thanë nga HUTA. 

Me këtë problem ishte i njoftuar edhe kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami. Ai tha se kompetencat për këtë institucion i ka Ministria e Kulturës, por siç tha ai përmes zëvendësministrit që vjen nga partia e tij do e ngrenë si çështje. 

Lidhur me këtë çështje kërkuam sqarim edhe nga Ministria e Kulturës, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk morëm përgjigje.

Kujtojmë që deri në vitin 2021 në pjesën kryesore dhe të përparme të objektit të Muzeut të Tetovës mbishkrimi “Muzeu i Tetovës” ishte i vendosur vetëm në gjuhën maqedonase edhe pse Ligji për gjuhët e parashikon që tabela të jetë edhe në shqip. Megjithatë, kjo u përmirësua më pas.

Vendi ku ndodhet Muzeu i Tetovës është ish Shtëpia e Armatës e cila për një kohë të gjatë ka funksionuar si restorant. Më herët Muzeu i Tetovës ka qenë në lagjen e Çarshisë së Epërme.