BDI akuzon Astrit Isenin për maltretim të studentëve nga Shqipëria: Të ndalet diskriminimi ndaj gjuhës shqipe

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, duke e akuzuar për maltretim dhe pengim të studentëve nga Shqipëria për të marrë pjesë në protestën studentore në Shkup. Nga BDI...

maj 19, 2026 - 16:32
BDI akuzon Astrit Isenin për maltretim të studentëve nga Shqipëria: Të ndalet diskriminimi ndaj gjuhës shqipe

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, duke e akuzuar për maltretim dhe pengim të studentëve nga Shqipëria për të marrë pjesë në protestën studentore në Shkup. Nga BDI thonë se studentët janë shoqëruar dhe izoluar nga policia, ndërsa kërkojnë përgjegjësi institucionale dhe respektim të plotë të Ligjit për Gjuhën Shqipe.

“Zëvendës ministri pa legjitimitet etnik në Ministrinë e Brendshme, Astrit Iseni, maltretoi studentët nga Shqipëria duke i endur rrugëve me shoqërim dhe izolim policor, vetëm e vetëm që të mos marrin pjesë në protestën studentore në Shkup. Mungesa e legjitimitetit kombëtar të bën shërbëtorë dhe Astrit Iseni shkëlqen në këtë rol.

Vëllezër nga Shqipëria, të dashur studentë, ne ju kërkojmë falje për këtë turp të vazalëve si Astrit Iseni dhe VLEN.
Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet mbarëvajtjen demokratike të protestës studentore dhe solidarizohet në tërësi me kërkesat rinore”, thonë nga BDI.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim theksojnë se zgjidhja është vetëm një: të ndalet diskriminimi dhe të respektohet e zbatohet Ligji për Gjuhën Shqipe.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.