BDI Çair kërkon rikthimin e punonjësve të larguar nga Spitali Gjinekologjik dhe Akusherik
Degë e BDI-së në Çair ka reaguar ndaj largimit të rreth 40 punonjësve nga Spitali Gjinekologjik dhe Akusherik në këtë komunë. Sipas njoftimit të partisë, bëhet fjalë për gra dhe The post BDI Çair kërkon rikthimin e punonjësve të larguar nga Spitali Gjinekologjik dhe Akusherik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Degë e BDI-së në Çair ka reaguar ndaj largimit të rreth 40 punonjësve nga Spitali Gjinekologjik dhe Akusherik në këtë komunë. Sipas njoftimit të partisë, bëhet fjalë për gra dhe burra që me përkushtim kanë punuar në këtë institucion, duke siguruar funksionimin e tij të përditshëm dhe duke mbajtur familjet e tyre.
Në reagimin e BDI-së thuhet se:
“Ky veprim po ndodh si rezultat i përplasjeve të brendshme mes partive të koalicionit Vlen, ku punonjësit po trajtohen sipas përkatësisë partiake dhe kushtëzohen nëse janë të afërt me BESA-n, LD apo Alternativën.”
Partia thekson se:
“Punonjësit e institucioneve shëndetësore nuk duhet të jenë objekt i përplasjeve koalicionare dhe kalkulimeve politike.”
Sipas BDI-së, spitali, i cili dikur konsiderohej krenaria e Çairit dhe për të cilin janë bërë investime të mëdha ndër vite, po degradohet nën presionin politik të përditshëm, në dëm të punonjësve dhe pacientëve.
Partia kërkon:
“Ripërtëritjen e menjëhershme të kontratave dhe kthimin e tyre në vendet e punës, në mënyrë që punonjësit të mos mbajnë pasojat e përplasjeve politike, presionit të përditshëm politik dhe spitali të vazhdojë funksionimin normal.” Gazeta Flaka
The post BDI Çair kërkon rikthimin e punonjësve të larguar nga Spitali Gjinekologjik dhe Akusherik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .