LSDM paralajmëron vit të vështirë ekonomik në 2026, VMRO-DPMNE i hedh poshtë akuzat
Partia opozitare maqedonase LSDM vlerëson se viti 2026 do të jetë shumë i vështirë për qytetarët, duke akuzuar partinë në pushtet VMRO-DPMNE se e ka futur vendin në krizë financiare The post LSDM paralajmëron vit të vështirë ekonomik në 2026, VMRO-DPMNE i hedh poshtë akuzat appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Partia opozitare maqedonase LSDM vlerëson se viti 2026 do të jetë shumë i vështirë për qytetarët, duke akuzuar partinë në pushtet VMRO-DPMNE se e ka futur vendin në krizë financiare dhe buxhetore. Sipas LSDM-së, buxheti për vitin e ardhshëm karakterizohet nga mungesa e fondeve, mosrritja e pagave dhe vazhdimi i rritjes së çmimeve dhe të energjisë elektrike.
“Në buxhet nuk ka para për rritjen e pagave të punëtorëve, nuk ka para për pagë minimale prej 600 eurosh dhe nuk ka para për uljen e çmimeve të larta. Tashmë mungojnë 1 miliard euro. Çdo gjë është shtrenjtuar dhe shtrenjtimi i energjisë elektrike do të sjellë rritje edhe të çmimeve të tjera,” deklarojnë nga LSDM. Sipas tyre, Qeveria, për shkak të zgjedhjeve dhe çështjes së migrantëve gjatë këtij viti, do të tentojë të mashtrojë qytetarët përmes manipulimeve, ndërsa pas zgjedhjeve problemet reale do të dalin në pah.
Nga ana tjetër, partia në pushtet VMRO-DPMNE i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si të vjetra dhe të pabazuara. Sipas VMRO-DPMNE-së, viti 2026 nuk do të jetë vit krize, por vit i shlyerjes së borxheve dhe kredive të krijuara nga qeverisjet e mëparshme.
“Ende flisni për migrantë që nuk ekzistojnë, për borxhe që nuk ekzistojnë dhe për vrima në buxhet që nuk ekzistojnë. Ne nuk e udhëheqim shtetin ashtu siç e udhëhiqnit ju. Nëse ju e latë buxhetin bosh dhe e ngarkuat popullin me borxhe, ne nuk do ta bëjmë këtë,” reagojnë nga VMRO-DPMNE, duke shtuar se viti 2026 do të jetë vit i kthimit të borxheve të krijuara nga qeveritë e mëparshme.
Sipas VMRO-DPMNE-së, 2026-ta pritet të shënojë rritje ekonomike, rritje të pagave dhe pensioneve, përmirësim të standardit të jetesës së qytetarëve, si dhe hapje të vendeve të reja të punës përmes investimeve dhe fabrikave të reja.
Debati mes pozitës dhe opozitës për pritshmëritë ekonomike të vitit 2026 vazhdon, ndërsa qytetarët mbeten në pritje të masave konkrete që do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre të përditshme. Gazeta Flaka
The post LSDM paralajmëron vit të vështirë ekonomik në 2026, VMRO-DPMNE i hedh poshtë akuzat appeared first on Flaka, në çdo lajm... .