BDI Çair me nismë konkrete: Këshillim falas për shkeljet në vendin e punës
Dega e BDI-së në Çair ka shpallur themelimin e një mekanizmi të ri për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve në administratë, në përgjigje të, siç thuhet, “presionit sistematik” ndaj The post BDI Çair me nismë konkrete: Këshillim falas për shkeljet në vendin e punës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Dega e BDI-së në Çair ka shpallur themelimin e një mekanizmi të ri për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve në administratë, në përgjigje të, siç thuhet, “presionit sistematik” ndaj shqiptarëve në institucionet publike dhe shtetërore.
Përfaqësuesi i degës, Reshat Ameti, në një prononcim për media theksoi se muajt e fundit janë shënuar raste të shumta të shkeljeve në vendin e punës.
“Në muajt e fundit po përballemi me një fenomen shqetësues dhe të organizuar ndaj punonjësve shqiptarë në administratën publike dhe shtetërore,” deklaroi Ameti.
Sipas tij, këto raste përfshijnë “zhvendosje arbitrare nga pozicionet, mungesë të kushteve bazë për punë, masa disiplinore pa bazë ligjore dhe suspendime të paligjshme”.
“Qëllimi është krijimi i një ambienti të padurueshëm për t’i detyruar njerëzit të largohen vetë nga administrata,” u shpreh ai.
Në këtë kontekst, BDI-Çair ka vendosur të ndërmarrë një hap konkret duke themeluar:
Qendrën për Mbrojtje Ligjore dhe Barazi në Administratë – Çair
“Kjo qendër është në shërbim të të gjithë punonjësve të administratës që jetojnë në Shkup dhe përballen me shkelje të të drejtave të tyre në vendin e punës,” tha Ameti.
Ai bëri të ditur se qendra do të ofrojë këshillim juridik falas dhe do të përbëhet nga juristë dhe ekspertë të administratës publike.
“Çdo rast do të trajtohet në mënyrë individuale, me analizë të plotë ligjore dhe me rekomandime konkrete për hapat e mëtejshëm,” theksoi ai.
Sipas njoftimit, nga java e ardhshme qytetarët do të mund të paraqesin rastet e tyre çdo ditë pune nga ora 16:00 deri në 19:00.
Ameti nënvizoi se parimet e funksionimit të qendrës do të jenë profesionalizmi, konfidencialiteti dhe ndjekja e rasteve deri në zgjidhje.
“Administrata publike duhet të jetë hapësirë e dinjitetit, ligjit dhe barazisë,” deklaroi ai.
Në fund, ai u bëri thirrje të gjithë punonjësve që përballen me padrejtësi që të mos heshtin dhe të kërkojnë mbështetje përmes kësaj qendre. Gazeta Flaka
The post BDI Çair me nismë konkrete: Këshillim falas për shkeljet në vendin e punës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .