BDI CAIR: Në Çair, Kazino dhe lojra fati në çdo 150 metra

Bashkimi Demokratik për Integrim ka akuzuar ashpër Izet Mexhitin për mashtrim zgjedhor dhe tradhti të premtimeve publike, duke theksuar se një nga zotimet kryesore të tij – mbyllja e kazinove The post BDI CAIR: Në Çair, Kazino dhe lojra fati në çdo 150 metra appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 27, 2026 - 14:30
 0
BDI CAIR: Në Çair, Kazino dhe lojra fati në çdo 150 metra

Bashkimi Demokratik për Integrim ka akuzuar ashpër Izet Mexhitin për mashtrim zgjedhor dhe tradhti të premtimeve publike, duke theksuar se një nga zotimet kryesore të tij – mbyllja e kazinove – është braktisur plotësisht sapo erdhi në pushtet.

“Sot po e rikonfirmojmë edhe një herë: Izet Mexhiti në asnjë moment nuk ka qenë i sinqertë, as i fjalës dhe as i besës. Premtimet bombastike i përdori vetëm për të kapur pushtetin dhe për të ruajtur bizneset e veta”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Sipas BDI-së, lufta kundër kazinove ishte kryefjala e angazhimit politik të Mexhitit dhe premtimi që ai e përsëriste vazhdimisht gjatë fushatës, por sot, kur është në pushtet qendror dhe lokal, ky premtim është harruar.

“Kazinotë funksionojnë lirshëm, pa asnjë pengesë, dhe vazhdojnë të rrjepin xhepat e qytetarëve dhe familjeve të tyre. Jo vetëm që nuk janë mbyllur, por po zgjerohen edhe në Çair, komunën që udhëhiqet nga vetë Izet Mexhiti”, thekson BDI.

Partia akuzon gjithashtu për nepotizëm, duke përmendur emërimin e një të afërmi të Mexhitit në bordin drejtues të Lotarisë së Maqedonisë.

“Kur dihet se postet ku ndahen paratë u jepen familjarëve, kjo nuk është aspak e papritur”, thuhet më tej në reagim.

Nga BDI porosisin se do të vazhdojnë ta mbajnë Mexhitin përgjegjës për premtimet e pambajtura.

“Bashkimi Demokratik për Integrim është pranë qytetarëve dhe përballë mashtruesve të mëdhenj. Do t’ju mbajmë për fjalën e dhënë dhe do t’ju ekspozojmë para qytetarëve për gënjeshtrat tuaja”, përfundon reagimi. Gazeta Flaka

The post BDI CAIR: Në Çair, Kazino dhe lojra fati në çdo 150 metra appeared first on Flaka, në çdo lajm... .