BDI-Çair: Tre muaj pas zgjedhjeve: Çairi në kaos dhe mashtrime!

Tre muaj pas zgjedhjeve lokale të 19 tetorit, në Komunën e Çairit nuk është realizuar asnjë nga premtimet elektorale të kryetarit Izet Mexhiti, akuzon Dega e BDI-së në Çair. “Sot The post BDI-Çair: Tre muaj pas zgjedhjeve: Çairi në kaos dhe mashtrime! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 19, 2026 - 16:00
 0
BDI-Çair: Tre muaj pas zgjedhjeve: Çairi në kaos dhe mashtrime!

Tre muaj pas zgjedhjeve lokale të 19 tetorit, në Komunën e Çairit nuk është realizuar asnjë nga premtimet elektorale të kryetarit Izet Mexhiti, akuzon Dega e BDI-së në Çair.

“Sot mbushen tre muaj nga zgjedhjet lokale dhe në Komunën e Çairit nuk ka nisur as edhe një punë e vetme konkrete në terren. Qytetarëve u premtua zhvillim, investime, projekte infrastrukturore, arsim cilësor dhe përmirësim i jetës së përditshme, ndërsa sot përballen me premtime boshe dhe mungesë totale veprimi,” thuhet në reagimin e BDI-Çair.

Nga kjo degë thonë se realiteti në terren është krejtësisht i kundërt nga ai që u premtua para zgjedhjeve.

“Asnjë shkollë nuk është renovuar, nuk ka investime të dukshme, Çairi vazhdon të jetë i mbuluar me mbeturina, ndërsa shqiptarët po humbin pozitat në ndërmarrjet e Qytetit të Shkupit. Ajri mbetet i ndotur, ndërsa rrugët janë plot baltë dhe gropa të hapura para zgjedhjeve që, edhe pas tre muajsh, nuk janë mbyllur,” thekson BDI.

BDI-Çair akuzon gjithashtu për mungesë serioze të menaxhimit në administratën komunale.

“Komuna funksionon pa kryetar gjatë pjesës më të madhe të ditës, pasi Izet Mexhiti shfaqet vetëm pasdite, duke e trajtuar udhëheqjen e komunës si çështje dytësore. Kjo papërgjegjësi ka prodhuar kaos institucional dhe mungesë vendimmarrjeje,” thuhet më tej në reagim.

Sipas BDI-së, e vetmja “arritje” e evidentuar në këto tre muaj është emërimi i një familjari në post drejtues.

“Emërimi i shefit të Shtabit zgjedhor, njëherësh dhëndër i tij, Besim Koka, në post drejtori, është dëshmi se prioritet i Izet Mexhitit nuk janë qytetarët, por nepotizmi dhe interesat personale,” akuzon BDI-Çair.

Në fund, nga kjo degë theksojnë se do të vazhdojnë të gjykojnë pushtetin lokal sipas veprave dhe jo sipas fjalëve.

“Çairi ka nevojë për punë, përkushtim dhe përgjegjësi. Tre muaj pas zgjedhjeve, qytetarët kanë marrë vetëm baltë, gropa, papastërti dhe zhgënjim. Dhe deri më sot – nuk është bërë asgjë,” përfundon reagimi i BDI-Çair. Gazeta Flaka

The post BDI-Çair: Tre muaj pas zgjedhjeve: Çairi në kaos dhe mashtrime! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .