Komuna e Çairit vazhdon aksionin për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra

Aksioni për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave të gjelbra në Komunën e Çairit, i nisur javën e kaluar në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike “Parqe dhe Gjelbërime”, do të vazhdojë edhe The post Komuna e Çairit vazhdon aksionin për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 19, 2026 - 16:00
 0
Komuna e Çairit vazhdon aksionin për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra

Aksioni për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave të gjelbra në Komunën e Çairit, i nisur javën e kaluar në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike “Parqe dhe Gjelbërime”, do të vazhdojë edhe gjatë kësaj jave, njoftojnë nga Komuna e Çairit, njofton Gazeta Flaka

“Sipas vlerësimeve në terren, u pa se kishte nevojë reale për zgjatjen e aksionit, me qëllim që çdo hapësirë publike të trajtohet në mënyrë të plotë dhe cilësore,” thuhet në njoftimin e Komunës.

Aktualisht, ekipet janë të angazhuara intensivisht në zonën e Fushë Topanës, ku për shkak të vëllimit më të madh të punimeve po realizohet pastrim i detajuar dhe krasitje e drunjve.

“Në këtë fazë po punohet në Fushë Topanë, ndërsa aksioni do të shtrihet edhe në lokacionet e tjera të planifikuara dhe do të përmbyllet me ndërhyrjet përfundimtare në Parkun e Çairit, sipas agjendës së përcaktuar,” theksojnë nga Komuna.

Nga Komuna e Çairit bëjnë të ditur se mbeten të përkushtuar në ruajtjen e mjedisit urban dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra.

“Mirëmbajtja e hapësirave të gjelbra është pjesë e drejtpërdrejtë e përmirësimit të cilësisë së jetesës së qytetarëve dhe do të vazhdojë të mbetet prioritet i yni,” thuhet në fund të njoftimit. Gazeta Flaka

The post Komuna e Çairit vazhdon aksionin për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra appeared first on Flaka, në çdo lajm... .