Kodra e Diellit: E mitura plagoset rëndë pasi përplaset me slitë metalike në pistën e skijimit

Më 18 janar 2026, rreth orës 13:10, në Stacionin Policor Kodra e Diellit është denoncuar një aksident në pistën e skijimit, ku dy të mitura janë përplasur me një slitë The post Kodra e Diellit: E mitura plagoset rëndë pasi përplaset me slitë metalike në pistën e skijimit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 19, 2026 - 16:00
 0
Kodra e Diellit: E mitura plagoset rëndë pasi përplaset me slitë metalike në pistën e skijimit

Më 18 janar 2026, rreth orës 13:10, në Stacionin Policor Kodra e Diellit është denoncuar një aksident në pistën e skijimit, ku dy të mitura janë përplasur me një slitë metalike të drejtuar nga një fëmijë tjetër, njoftojnë nga SPB Tetovë.

“Sot, më 18.01.2026 në ora 13:10, në Stacionin Policor Kodra e Diellit, A.D. nga Shkupi ka denoncuar se në pistën e skijimit vajza e tij e mitur dhe shoqja e saj janë përplasur me një slitë metalike, të drejtuar nga një fëmijë tjetër, i cili ka qenë në shoqërim të prindit,” thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Sipas policisë, si pasojë e përplasjes, lëndime të rënda trupore ka pësuar e mitura J.E., të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës.

“Në përplasje, lëndime të rënda trupore ka pësuar e mitura J.E., të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës,” theksojnë nga SPB Tetovë. Gazeta Flaka

The post Kodra e Diellit: E mitura plagoset rëndë pasi përplaset me slitë metalike në pistën e skijimit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .