BDI: Kontratë e re e dyshimtë në MEPSO, sërish në qendër Burim Latifi

BDI ka reaguar sërish ndaj drejtorit të MEPSO-s, Burim Latifit, duke pretenduar për një kontratë të re të dyshimtë të lidhur me kompaninë ELNOS BL DOOEL Shkup. Sipas opozitares shqiptare, bëhet fjalë për kontratën me numër 23817/2025, të...

maj 8, 2026 - 19:31
BDI: Kontratë e re e dyshimtë në MEPSO, sërish në qendër Burim Latifi

BDI ka reaguar sërish ndaj drejtorit të MEPSO-s, Burim Latifit, duke pretenduar për një kontratë të re të dyshimtë të lidhur me kompaninë ELNOS BL DOOEL Shkup.

Sipas opozitares shqiptare, bëhet fjalë për kontratën me numër 23817/2025, të nënshkruar më 8 korrik 2025, për furnizim me pajisje për nevojat e MEPSO-s. Nga BDI pretendojnë se kompania ELNOS BL është e afërt me Milorad Dodikun dhe se tashmë ndodhet në qendër të opinionit publik për shkak të dyshimeve për dëme milionëshe dhe procedura të dyshimta tenderuese.

“Në vend të transparencës, opinioni publik po sheh heshtje, fshehje dhe panik. Burim Latifi tashmë prej ditësh shmang përgjigjet ndaj pyetjeve që lidhen me këto kontrata, ndërsa institucionet heshtin përballë indikacioneve serioze për keqpërdorim të mundshëm të mjeteve shtetërore”, thonë nga BDI.

Nga partia opozitare i drejtuan disa pyetje publike Burim Latifit:

“Pse sërish të njëjtat kompani fitojnë kontrata nga MEPSO? Sipas cilave kritere është përzgjedhur operatori ekonomik? A është bërë kontroll i plotë i kompanisë dhe kapaciteteve të saj? Kush do të mbajë përgjegjësi nëse vërtetohen dyshimet për keqpërdorime?”, thuhet në reagim.

BDI kërkon hetim urgjent dhe të pavarur për të gjitha kontratat e lidhura me ELNOS BL, publikimin e dokumentacionit tenderues dhe përgjegjësi politike e penale nëse konstatohen paligjshmëri.

“Qytetarët meritojnë përgjigje, jo heshtje. Skandali në MEPSO po bëhet gjithnjë e më i thellë, ndërsa Burim Latifi po mbetet gjithnjë e më shumë simbol i jotransparencës dhe kontratave të dyshimta”, deklarojnë nga BDI. Gazeta Flaka

The post BDI: Kontratë e re e dyshimtë në MEPSO, sërish në qendër Burim Latifi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.