Azizi i vendosur: Korridori 8 drejtë Qafë Thanës, opozita merret me propagandë
Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka folur për projektet infrastrukturore në Maqedoni, sidomos në zonat ku jetojnë shqiptarët. Azizi tha se si VLEN angazhohen që të përmirësohen kushtet dhe shërbimet The post Azizi i vendosur: Korridori 8 drejtë Qafë Thanës, opozita merret me propagandë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka folur për projektet infrastrukturore në Maqedoni, sidomos në zonat ku jetojnë shqiptarët. Azizi tha se si VLEN angazhohen që të përmirësohen kushtet dhe shërbimet për shqiptarët dhe gjithë qytetarët, ndërsa foli edhe për Korridorin 8. Deputeti Azizi theksoi se Korridori 8 do të kalojë në Qafë Thanë, ndërsa tha se opozita bënë vetëm propagandë.
“Korridori 8 do të kalojë kah Qafë Thana, pavarësisht asaj se ku mund të kalojë traseja. Mendoj që në të kaluarën ka pasur elemente që gjithmonë kanë sponsoruar e favorizimit të etniteteve tjera dhe në dëm të shqiptarëve. Mund të ketë edhe tash, por ne jemi për këtë, për të mbrojtur interesat e shqiptarëve. Dallimi ynë prej atyre përfaqësuesve që kanë qenë më përpara është se ne bëjmë betejë të përditshme. Në bazë të fakteve dhe argumenteve kemi marrur hisen që na takon, dhe jemi aty për të mos bërë kompromise” tha ai në një paraqitje në TV21.
Duke folur për projektet infrastrukturore në zonat ku jetojnë shqiptarët, Azizi gjithashtu bëri se shumë shpejt do të bëhet tenderimi për projektimin e tunelit Tetovë – Prizren
Azizi tha se Komuna e Tetovës ka ndarë 18 milionë denarë për segmentin Shipkovicë – Bozovcë, ndërsa tha se është duke u punuar për segmentin që do të vijë deri para tunelit.
“Komuna e Tetovës ka ndarë mjete konkrete në këshillin 18 milionë denarë për segmentin Shipkovicë – Bozovcës dhe është duke u punuar për segmentin i cili do të vijë para tunelit. Atë që e ka thënë edhe kryetari edhe ne, ju jeni dëshmitarë që ne e bëjmë realitet. shumë shpejt do të bëhet tenderimi për projektimin e tunelit dhe do të nisin hapat për realizimin e tij”, tha Azizi.
“VLEN-i është projekti më i madh kombëtar për artikulimin e zërit të shqiptarëve në Maqedoni”, tha deputeti Adnan Azizi, në një paraqitje në TV21, duke folur për shkrirjen e VLEN-it në një parti.
Ai theksoi se për herë të parë ka ndodhur bashkimi i gjashtë subjekteve politike në një. Ai gjithashtu tregoi se kujt do t’i takojnë pozitat e nënkryetarëve dhe sekretarit gjeneral.
“Kam qenë optimisti më i madh se VLEN-i do të bëhet dhe BDI-në do ta çojë në opozitë, se do të jetë projekt i madh kombëtar për ta artikuluar zërin e shqiptarëve. Për herë të parë kemi bashkim të gjashtë subjekteve politike, të 4 partive dhe 2 lëvizjeve. Është mund i madh dhe strategji e shpirtmadhësi e prijësve të kësaj ideje, që shqiptarët t’i bëjmë bashkë dhe të flasin me një zë. VLEN-i do të bëhet një subjekt, kemi dakordim edhe për lidershipin, për kryesinë, kuvendin.
“Do të ketë sekretar gjeneral dhe dy nënkryetar, të cilat u takojnë subjekteve tjera që janë pjesë e VLEN-it. Sipas dakordësisë fillestare sekretar gjeneral do të jetë Bekim Sali, ndërsa nënkryetarët do t’u takojnë ASh-së dhe Vetëvendosjes”, theksoi Azizi.
The post Azizi i vendosur: Korridori 8 drejtë Qafë Thanës, opozita merret me propagandë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .