BDI ristrukturohet edhe në Zhelinë
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) njofton se ka nisur një fazë të re të konsolidimit dhe fuqizimit të strukturave të saj në Zhelinë, duke theksuar organizimin e brendshëm dhe përgjegjësinë e drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve. Në këtë kuadër, në krye të nëndegës është zgjedhur Memet Neziri, këshilltar komunal dhe aktivist i dëshmuar i partisë, i njohur […]
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) njofton se ka nisur një fazë të re të konsolidimit dhe fuqizimit të strukturave të saj në Zhelinë, duke theksuar organizimin e brendshëm dhe përgjegjësinë e drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve.
Në këtë kuadër, në krye të nëndegës është zgjedhur Memet Neziri, këshilltar komunal dhe aktivist i dëshmuar i partisë, i njohur për angazhimin e tij në terren dhe për mbështetjen e gjerë qytetare.
Procesi zgjedhor u zhvillua në praninë e Sekretarit Organizativ të BDI-së, Nebi Rexhepi, i cili konsiderohet një nga shtyllat kryesore të organizimit partiak, si dhe me pjesëmarrjen e anëtarit të Kryesisë Qendrore, Faton Aliti.
Nga BDI vlerësojnë se ky organizim i ri i jep strukturave lokale një drejtim më të qartë politik dhe rrit kapacitetin për realizimin e objektivave në shërbim të qytetarëve.
Ky hap shihet si pjesë e një strategjie më të gjerë për forcimin e strukturave partiake dhe rritjen e efikasitetit në nivel lokal. (INA)