BDI-Saraj: Themelohet nëndega më e madhe në Komunën e Sarajit

Në Saraj është shënuar një nga momentet më të rëndësishme organizative për strukturat e Bashkimit Demokratik për Integrim, me themelimin zyrtar të nëndegës më të madhe në këtë komunë. Ngjarja The post BDI-Saraj: Themelohet nëndega më e madhe në Komunën e Sarajit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 3, 2026 - 00:00
BDI-Saraj: Themelohet nëndega më e madhe në Komunën e Sarajit

Në Saraj është shënuar një nga momentet më të rëndësishme organizative për strukturat e Bashkimit Demokratik për Integrim, me themelimin zyrtar të nëndegës më të madhe në këtë komunë. Ngjarja kulmoi me mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor, i cili u vlerësua si dinjitoz dhe plotësisht legjitim, në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e partisë.

Në një atmosferë të karakterizuar nga uniteti, përkushtimi dhe një vizion i qartë politik, delegatët me votë unanime zgjodhën udhëheqësinë e re të nëndegës:

  • Kryetar: Ismail Asani
  • Nënkryetar: Resul Saliu
  • Sekretar: Fisnik Ademi

Kjo nëndegë, e cila mban emrin e këshilltarit komunal të BDI-së në Komunën e Sarajit, Ismail Asani, konsiderohet si një simbol i përgjegjësisë dhe besimit të qytetarëve, si dhe i vazhdimësisë së angazhimit politik në shërbim të çështjes kombëtare.

Nga BDI theksojnë se themelimi i kësaj nëndege dëshmon për fuqizimin e mëtejmë të strukturave partiake dhe vendosmërinë për avancimin e organizimit politik në terren.

“Ky organizim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të strukturave tona, ku uniteti, struktura dhe legjitimiteti mbeten shtyllat e palëkundura të forcës sonë”, thuhet në reagimin e degës së BDI-së në Saraj.

Në fund, drejtuesve të rinj iu janë uruar suksese në punën e tyre, me theks të veçantë në angazhimin për realizimin e interesave të qytetarëve dhe zhvillimin e përgjithshëm shoqëror. Flaka

The post BDI-Saraj: Themelohet nëndega më e madhe në Komunën e Sarajit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .