BDI: Shqiptarët po margjinalizohen edhe në institucionet që drejtohen nga VLEN-i
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj asaj që e quan “realizim sistematik të një plani të përbashkët të dy partive maqedonase, të ndërmjetësuar nga The post BDI: Shqiptarët po margjinalizohen edhe në institucionet që drejtohen nga VLEN-i appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj asaj që e quan “realizim sistematik të një plani të përbashkët të dy partive maqedonase, të ndërmjetësuar nga oligarkia”, që ka për qëllim vendosjen e shqiptarëve në margjinat e jetës politike, shoqërore dhe ekonomike në Maqedoninë e Veriut, transmeton Flaka
Në një reagim zyrtar, BDI thekson se ky plan përjashtues po zbatohet edhe në institucionet që formalisht udhëhiqen nga shqiptarë. Si shembull konkret, partia përmend rastin e Filharmonisë së Maqedonisë së Veriut, ku në gjashtë muajt e fundit janë punësuar 18 persona, por vetëm një është shqiptar, ndonëse institucioni drejtohet nga një shqiptar.
“Ky është një tregues i qartë se diskriminimi po realizohet me metoda të sofistikuara, madje edhe aty ku shqiptarët janë simbolikisht në pozita udhëheqëse,” – thuhet në reagimin e BDI-së.
Sipas BDI-së, strategjia antishqiptare realizohet në disa forma konkrete:
- Mospërfillje e legjitimitetit politik të shqiptarëve;
- Mosrespektim i parimit të Badenterit;
- Shfuqizim i mekanizmit të balancuesit;
- Shkelje flagrante e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në institucionet publike.
“Shqiptarët jo vetëm që po përjashtohen nga institucionet që drejtohen nga të tjerët, por tashmë edhe nga ato që udhëhiqen prej vetë shqiptarëve! Ky model është përçmues, antikushtetues dhe i rrezikshëm për karakterin multietnik të shtetit,” – thekson më tej BDI.
Përfaqësimi nuk është privilegj, por e drejtë kushtetuese
Në përfundim të reagimit, BDI rithekson se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk është privilegj që varet nga vullneti politik apo nga interesat e ngushta të grupeve të caktuara, por një e drejtë e garantuar me Kushtetutë.
“Shqiptarët nuk do të heshtin dhe nuk do të dorëzohen përballë këtij plani të qartë për margjinalizim kombëtar,” – përfundon deklarata e BDI-së.
Flaka do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet lidhur me përfaqësimin institucional të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe reagimet politike që dalin si pasojë e praktikave diskriminuese të denoncuara nga subjektet politike shqiptare. Flaka
The post BDI: Shqiptarët po margjinalizohen edhe në institucionet që drejtohen nga VLEN-i appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
