BDI – Tetovë: 15 ditë mësimi të humbura nga alarmet për bomba, dështim i udhëheqjes komunale

Dega e Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në Tetovë ka shprehur shqetësimin e thellë për situatën alarmante në shkollat e qytetit, pas humbjes së 15 ditëve mësimore si pasojë e The post BDI – Tetovë: 15 ditë mësimi të humbura nga alarmet për bomba, dështim i udhëheqjes komunale appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 25, 2026 - 13:00
 0
BDI – Tetovë: 15 ditë mësimi të humbura nga alarmet për bomba, dështim i udhëheqjes komunale

Dega e Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në Tetovë ka shprehur shqetësimin e thellë për situatën alarmante në shkollat e qytetit, pas humbjes së 15 ditëve mësimore si pasojë e alarmeve për bomba.

“Humbja e 15 ditëve mësimore për shkak të alarmeve për bomba është pasojë e drejtpërdrejtë e paaftësisë së udhëheqjes komunale për të garantuar siguri dhe stabilitet,” thuhet në reagimin e degës së BDI-së në Tetovë.

Sipas tyre, dëmi i shkaktuar është i madh dhe me pasoja afatgjata për procesin arsimor. “Orë të humbura, planprograme të çrregulluara, rënie e cilësisë së mësimit – nxënësit po përballen me stres, ankth dhe pasiguri të vazhdueshme. Shkollat janë shndërruar në vende frike dhe pasigurie,” theksohet në deklaratë.

BDI – Tetovë kërkon nga organet e rendit që të veprojnë me urgjencë. “Kërkojmë nga Policia dhe organet e sigurisë që urgjentisht të identifikojnë dhe të vënë para përgjegjësisë autorët e këtyre kërcënimeve. Çdo ditë vonesë rrit pasigurinë dhe dëmton fëmijët tanë,” thuhet më tej.

Njëkohësisht, nga Qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme kërkohen masa të shtuara sigurie nëpër shkolla, koordinim më i fortë institucional dhe një plan konkret për mbrojtjen fizike dhe digjitale të institucioneve arsimore.

“Nuk do të lejojmë që paaftësia dhe mungesa e përgjegjësisë të paguhet nga fëmijët tanë. Tetova ka nevojë për institucione funksionale dhe lidership që garanton siguri, stabilitet dhe cilësi në arsim,” përfundon reagimi i degës së BDI-së. Gazeta Flaka

The post BDI – Tetovë: 15 ditë mësimi të humbura nga alarmet për bomba, dështim i udhëheqjes komunale appeared first on Flaka, në çdo lajm... .