BDI: Uniforma vetëm në maqedonisht, fytyra e vërtetë e diskriminimit institucional

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj vendimit që uniformat e reja të policisë të jenë vetëm në gjuhën maqedonase, duke e cilësuar atë si “shkelje flagrante të Marrëveshjes The post BDI: Uniforma vetëm në maqedonisht, fytyra e vërtetë e diskriminimit institucional appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 23, 2025 - 11:00
 0
BDI: Uniforma vetëm në maqedonisht, fytyra e vërtetë e diskriminimit institucional

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj vendimit që uniformat e reja të policisë të jenë vetëm në gjuhën maqedonase, duke e cilësuar atë si “shkelje flagrante të Marrëveshjes së Ohrit dhe ligjit për përdorimin e gjuhëve”.

“Ky akt është shkelje flagrante e parimeve të Marrëveshjes së Ohrit dhe e ligjit për përdorimin e gjuhëve, që garanton barazi dhe dygjuhësi në institucionet shtetërore, e veçanërisht në uniformat e policisë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Partia thekson se nuk bëhet fjalë për rast të izoluar, por për “vazhdimësi të politikës diskriminuese të VMRO-DPMNE-së”.
“Ajo tashmë ka iniciuar në Gjykatën Kushtetuese heqjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Ajo që e bën edhe më skandaloze është heshtja servile e partive shqiptare në pushtet, të cilat kanë pranuar të bëhen vasalë të politikave anti-shqiptare, duke e shkelur dinjitetin dhe të drejtat e shqiptarëve për interesa të ulëta politike”, thekson BDI.

Në reagim nënvizohet se uniformat nuk janë thjesht veshje, por simbol i barazisë dhe identitetit shtetëror:
“Uniformat e njëgjuhëshe nuk janë thjesht veshje. Ato janë simbol i identitetit të shtetit, i barazisë dhe i respektit. Kur ligji kërkon dygjuhësi dhe Qeveria imponon njëgjuhësi, kjo është dëshmi e humbjes së sovranitetit politik të partive shqiptare që sot janë pasqyra e interesave të VMRO-së.”

BDI kërkon tërheqjen e menjëhershme të vendimit dhe rikthimin e mbishkrimeve dygjuhëshe:
“Kërkojmë tërheqjen e menjëhershme të këtij vendimi diskriminues; zëvendësimin e uniformave të policisë me mbishkrime dygjuhëshe, sipas ligjit dhe kërkim falje publike nga partitë shqiptare në pushtet, që e aprovuan këtë turp.”

Në përmbyllje, BDI thekson se barazia nuk është opsion, por obligim:
“Barazia nuk është luks, është detyrim ligjor, moral dhe kombëtar. BDI nuk pranon kompromis me dinjitetin. Shqiptarët kanë sakrifikuar për barazi dhe ky vendim i turpshëm do të rrëzohet.” Flaka

The post BDI: Uniforma vetëm në maqedonisht, fytyra e vërtetë e diskriminimit institucional appeared first on Flaka, në çdo lajm... .