BDI: VLEN kërkon vota për Mickoskin dhe VMRO-në në Luboten për Darkon!

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të koalicionit opozitar VLEN, duke i akuzuar se kanë zgjedhur të bëjnë fushatë për kandidatët maqedonas të The post BDI: VLEN kërkon vota për Mickoskin dhe VMRO-në në Luboten për Darkon! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 13, 2025 - 18:30
 0
BDI: VLEN kërkon vota për Mickoskin dhe VMRO-në në Luboten për Darkon!

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të koalicionit opozitar VLEN, duke i akuzuar se kanë zgjedhur të bëjnë fushatë për kandidatët maqedonas të VMRO-DPMNE-së, në vend që të përkrahin kandidatin shqiptar në Komunën e Butelit.

“Ajo që po ndodh sot në skenën politike shqiptare është e pashembullt në historinë e pluralizmit: një koalicion që quhet ‘shqiptar’ po bën fushatë për kandidatin maqedonas të VMRO-DPMNE-së — dhe këtë e bën me krenari, me servilizëm dhe me nënshtrim publik,” – deklaroi Ademi.

Sipas tij, VLEN nuk po lufton për interesat e shqiptarëve, por për “mbijetesën e vet politike”.

“VLEN nuk po lufton për votën e shqiptarëve – VLEN po lufton për mbijetesën e vet politike përmes përkrahjes së padronit të saj politik,” – theksoi ai.

Ademi theksoi se në Butel, për herë të parë, shqiptarët janë të bashkuar rreth një kandidati të vetëm – Dr. Isamedin Azizi, ndërsa VLEN, sipas tij, “ka zgjedhur anën tjetër – anën e VMRO-së”.

“Liderët e tyre sot shëtisin në Luboten me Hristijan Mickoskin dhe kandidatin e tij, Darko Kostovski – njeriun që mbështetet publikisht nga Johan Tarçullovski, i njohur shumë mirë për të bëmat e tij në këtë fshat,” – shtoi Ademi.

Në vijim, ai akuzoi VLEN se ka tradhtuar idealet dhe ndjenjat e shqiptarëve të Lubotenit:

“Ata që dikur derdhnin ‘lot krokodili’ për martirët e Lubotenit, sot kërkojnë votën e shqiptarëve për kumbarët e Tarçullovskit. A ka poshtërim më të madh politik e moral se ky?”

Ademi e quajti veprimin e VLEN-it “vasalitet politik” dhe “nënshtrim të plotë ndaj padronit që u jep oksigjen elektoral për mbijetesë”.

“Nëse në Gostivar kandidati i VLEN-it shkoi në tubimin e VMRO-së për të lutur për votën e tyre, në Butel shkon vetë kryesia e tyre për t’u përkulur për një votë të votuesve të VMRO-së,” – deklaroi ai.

Sipas tij, VLEN tashmë “nuk ka më votë shqiptare, nuk ka mbështetje dhe as respekt”, ndërsa përpjekjet e tyre në Luboten janë, siç tha ai, “për të kërkuar votë për padronin e tyre politik dhe jo për shqiptarët”.

“Kjo është dëshmia më e qartë se VLEN nuk përfaqëson më asnjë interes shqiptar – as politik, as kombëtar, as moral,” – shtoi Ademi.

Në përfundim, ai u bëri thirrje shqiptarëve të qëndrojnë të bashkuar dhe ta dëshmojnë këtë më 19 tetor:

“Populli shqiptar do t’u japë përgjigjen që e meritojnë – me votë, me dinjitet dhe me unitet.
19 tetori do të jetë dita e ndarjes mes dinjitetit dhe turpit, mes besnikërisë dhe nënshtrimit.
Në njërën anë – shqiptarët e bashkuar për dinjitet.
Në anën tjetër – VLEN e përkulur për mbijetesë.”

“Historia do ta shkruajë këtë ditë – dhe emrat do të mbeten aty ku u rreshtuan: në krah të popullit, ose në krah të padronit,” – përfundoi Arbër Ademi.

The post BDI: VLEN kërkon vota për Mickoskin dhe VMRO-në në Luboten për Darkon! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .