Lloga: “Më 19 tetor, bashkimi ynë do të triumfojë – Buteli dhe Çashka meritojnë përfaqësues shqiptarë
Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, përmes një reagimi publik u është drejtuar qytetarëve të Lubotenit, duke i ftuar që më 19 tetor të dëshmojnë bashkimin dhe forcën e The post Lloga: “Më 19 tetor, bashkimi ynë do të triumfojë – Buteli dhe Çashka meritojnë përfaqësues shqiptarë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, përmes një reagimi publik u është drejtuar qytetarëve të Lubotenit, duke i ftuar që më 19 tetor të dëshmojnë bashkimin dhe forcën e shumicës shqiptare në komunat e përziera të vendit.
“I nderuar nga mundësia t’u drejtohem lubotenasve të urtë e të dashur, ka ardhur momenti i shumëpritur, e 19 tetori është ajo ditë kur bashkimi ynë do të triumfojë,” – ka theksuar Lloga.
Ai ka kujtuar rastet historike të bashkimit shqiptar në zgjedhje, duke përmendur Strugën e vitit 2005 dhe Kërçovën e vitit 2013, si shembuj të fitoreve të përbashkëta që, sipas tij, duhet të përsëriten tani në Butel dhe Çashkë.
“Ashtu si në vitin 2005 në Strugë dhe në 2013 në Kërçovë, tani Buteli dhe Çashka meritojnë të drejtohen nga një përfaqësues i shumicës së popullsisë, në këtë rast një shqiptar – profesori Isamedin Azizi,” – ka shtuar Lloga.
Në reagimin e tij, ai ka përshëndetur edhe deklaratën e kandidatit të VLEN-it për Kërçovë, Fatmir Limani, i cili në studion e MTV2 ka theksuar se në raundin e dytë mbështet vetëm një kandidat shqiptar.
“Kjo deklaratë burrërore më shtyu që në vendlindjen e kryetarit të Alternativës, Zekirja Ibrahimi, të kërkoj që edhe ai të shprehej qartë pro kandidaturës së vetme shqiptare në Komunën e Butelit,” – ka theksuar nënkryetari i ASH-së.
Në fund, Lloga ka bërë thirrje për unitet dhe mobilizim të plotë:
“Bashkë ta shkruajmë një histori që do të na nderojë të gjithëve,” – përmbyll reagimin e tij Krenar Lloga. Gazeta Flaka
The post Lloga: “Më 19 tetor, bashkimi ynë do të triumfojë – Buteli dhe Çashka meritojnë përfaqësues shqiptarë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
