Iniciativa – Më mirë për Tetovën: Monopoli është njollë e zezë për qytetin

Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën” ka reaguar ashpër ndaj gjendjes aktuale në qytet, duke e cilësuar “monopolin urbanistik dhe ekonomik” si një njollë të zezë për Tetovën, që po The post Iniciativa – Më mirë për Tetovën: Monopoli është njollë e zezë për qytetin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 13, 2025 - 18:30
 0
Iniciativa – Më mirë për Tetovën: Monopoli është njollë e zezë për qytetin

Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën” ka reaguar ashpër ndaj gjendjes aktuale në qytet, duke e cilësuar “monopolin urbanistik dhe ekonomik” si një njollë të zezë për Tetovën, që po e pengon zhvillimin dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.

“Monopoli është një njollë e zezë për Tetovën, fatkeqësisht nuk i përjetoi syrit të etur për përfitime,” – thuhet në reagimin e kësaj iniciative.

Sipas tyre, Tetova është një qytet me potencial të madh zhvillimor, por që po ngulfatet nga kaosi urban dhe trafiku i pakontrolluar.

Një nga shembujt më të qartë, sipas iniciativës, është bulevardi “Boris Kidriç”, ku punimet janë zvarritur për më shumë se një vit.

“Punimet në këtë bulevard duhej të përfundonin në pranverë, por banorët dhe bizneset vazhdojnë të paguajnë çmimin e lartë të kësaj hallakame që nuk i shihet fundi. Ka një vit që ata janë në terr dhe pa ndriçim të rrugës,” – thekson njoftimi.

Në reagim theksohet mungesa e transparencës në realizimin e projekteve infrastrukturore, përfshirë edhe mosvendosjen e tabelave informuese, siç kërkohet me ligj.

“Punimet në qytet kryhen pa transparencë. Projektet nuk kanë tabela informuese, ashtu si e kërkon ligji. Është e paqartë se si përzgjidhen kompanitë që i projektojnë dhe realizojnë këto projekte dhe kush mban përgjegjësi kur punimet zvarriten apo dështojnë.”

Iniciativa “Më mirë për Tetovën” ka ngritur shqetësim edhe për uzurpimin e trotuareve dhe mungesën e infrastrukturës për këmbësorë dhe prindër me fëmijë.

“Trotoaret e qytetit vazhdojnë të jenë të uzurpuara. Prindërit me karroca nuk mund të lëvizin lirshëm me fëmijët e tyre,” – thuhet në reagim.

Sipas tyre, komunikacioni në Tetovë është kthyer në një luftë të përditshme, ndërsa mërgimtarët që kthehen çdo verë përballen me të njëjtat probleme.

“Kaosi urban dita-ditës përkeqësohet. Mërgimtarët ballafaqohen me këtë çdo vit kur vijnë në vendlindje.”

Në fund, iniciativa thekson se Tetova duhet të jetë qytet për të jetuar, jo për të mbijetuar.

“Tetova duhet të jetë një qytet për të jetuar, jo për të mbijetuar,” – përfundon reagimi i iniciativës “Më mirë për Tetovën”.

The post Iniciativa – Më mirë për Tetovën: Monopoli është njollë e zezë për qytetin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .