BE-ja do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit, Orav: Riafirmohet përkushtimi ynë për demokracinë
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka pritur në takim Misionin e BE-së të Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Kosovë. Orav tha se ky mision do të monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit, duke riafirmuar përkushtimin e BE-së për demokracinë dhe rëndësinë e një procesi zgjedhor të besueshëm, gjithëpërfshirës dhe transparent. “I lumtur të
![BE-ja do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit, Orav: Riafirmohet përkushtimi ynë për demokracinë](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/01/710159-be-ja-do-ti-monitoroje-zgjedhjet-e-9-shkurtit-orav-riafirmohet-perkushtimi-yne-per-demokracine.jpg)
![be-ja-do-t’i-monitoroje-zgjedhjet-e-9-shkurtit,-orav:-riafirmohet-perkushtimi-yne-per-demokracine](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/01/710159-be-ja-do-ti-monitoroje-zgjedhjet-e-9-shkurtit-orav-riafirmohet-perkushtimi-yne-per-demokracine-1024x576.jpg)
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka pritur në takim Misionin e BE-së të Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Kosovë.
Orav tha se ky mision do të monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit, duke riafirmuar përkushtimin e BE-së për demokracinë dhe rëndësinë e një procesi zgjedhor të besueshëm, gjithëpërfshirës dhe transparent.
“I lumtur të mirëpres ekipin kryesor të Misionin e BE-së të Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Kosovë sot. Misioni i Vëzhgimit do të monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke riafrimuar përkushtimin e BE-së për demokracinë dhe rëndësinë e një procesi zgjedhor të besueshëm, gjithëpërfshirës dhe transparent”, shkroi Orav.
Bashkimi Evropian përmes monitoruesve të vetë ka mbikëqyrur zgjedhjet në Kosovë edhe më herët.