“Po si u bë kaq i fortë Altin Dumani”, Rama flet në Dibër për kreun e SPAK
Në takimin e tij me gra e vajza në Peshkopi, kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur kreun e SPAK Altin Dumani. Rreshtoi një sërë fjalësh të mira për të edhe në kohën kur punonte si prokuror në Dibër. Megjithatë, ritheksoi se “shpatën e ndëshkimit” drejtësisë ia dha vetëm Partia Socialiste. “Keni edhe drejtuesin e SPAK-ut këtej, Altin Dumani […]

Në takimin e tij me gra e vajza në Peshkopi, kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur kreun e SPAK Altin Dumani. Rreshtoi një sërë fjalësh të mira për të edhe në kohën kur punonte si prokuror në Dibër. Megjithatë, ritheksoi se “shpatën e ndëshkimit” drejtësisë ia dha vetëm Partia Socialiste.
“Keni edhe drejtuesin e SPAK-ut këtej, Altin Dumani meqë është i zonës po e përmend këtu në miting, ka qenë prokuror shumë vite. Edhe po ky ka qenë! Nga Dibra, i ndershëm, i zoti, i papërzier përvecse me punën e vet, po e keni dëgjyar të thërriste ndonjëherë ndonjë person të njohur ta merrte në pyetje. Po si u bë kaq i fortë Altin Dumani? Sepse ne bëmë atë që s’e ka bërë asnjë forcë që ka sunduar në këtë vend që nga 1912-a. Ne I dorëzuam drejtësisë shpatën e ndëshkimit. Është për të vënë duart në kokë kur çohen dhe thonë si mund të votoni PS-në, gjysma janë në burg? Nëse sot ju të gjithë po shihni se në Shqipëri mund të ketë barazi para ligjit, këtë e bëri Partia Socialiste!”, u shpreh Rama.