Mbretëresha Camilla thotë se puna e mbajti të fortë Mbretin pas diagnostikimit me kancer

Mbretëresha Camilla ka thënë së fundmi se Mbreti Charles “e pëlqen punën e tij dhe kjo e mban atë të vazhdojë”, dhe se shëndeti I tij po përmirësohet. Mbreti ka më shumë se një vit që po trajtohet për kancerin, por këtë javë përfundoi me sukses një orar intensive të ngjarjeve publike në një vizitë

Prill 13, 2025 - 21:00
 0  10
Mbretëresha Camilla thotë se puna e mbajti të fortë Mbretin pas diagnostikimit me kancer
mbreteresha-camilla-thote-se-puna-e-mbajti-te-forte-mbretin-pas-diagnostikimit-me-kancer

mbreteresha-camilla-thote-se-puna-e-mbajti-te-forte-mbretin-pas-diagnostikimit-me-kancer

Mbretëresha Camilla ka thënë së fundmi se Mbreti Charles “e pëlqen punën e tij dhe kjo e mban atë të vazhdojë”, dhe se shëndeti I tij po përmirësohet.

Mbreti ka më shumë se një vit që po trajtohet për kancerin, por këtë javë përfundoi me sukses një orar intensive të ngjarjeve publike në një vizitë shtetërore katërditore në Itali

Komentet e Mbretëreshës u bënë për shtypin në Britani në udhëtimin që përkoi edhe me 20 vjetorin e martesës së tyre.

“Mendoj se ai e do punën e tij dhe kjo e mban, kjo gjë është e mrekullueshme. Ai ishte I sëmurë dhe tani dëshiron të bëjë gjithnjë e më shumë”, tha Mbretëresha.

Burimet mbretërore kanë bërë jehonë se trajtimi i Mbretit ka ecur mirë, reflektuar në mënyrën se si mjekët e tij e kanë lënë të vazhdojë me punën dhe udhëtimet e tij, me më shumë udhëtime jashtë shtetit që priten këtë vit.