Bebe Rexha sjell “Hysteria” – këngën e katërt nga albumi i saj i ri në ardhje “Dirty Blonde”
Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re, të shoqëruar edhe me videoklip, me titull “Hysteria”. “Hysteria” është kënga e radhës nga albumi i saj i ri në ardhje, “Dirty Blonde”, i cili pritet të publikohet i plotë më 12 qershor. Kjo këngë vjen si projekti i katërt i […]
Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re, të shoqëruar edhe me videoklip, me titull “Hysteria”.
“Hysteria” është kënga e radhës nga albumi i saj i ri në ardhje, “Dirty Blonde”, i cili pritet të publikohet i plotë më 12 qershor. Kjo këngë vjen si projekti i katërt i zbuluar nga albumi, pas “Çike çike”, “I Like You Better Than Me” dhe “New Religion”.
Në aspektin muzikor, “Hysteria” vjen si një këngë e shpejtë me elemente dubstep, duke e sjellë Rexhën në një version më energjik dhe ndryshe nga çfarë publiku është mësuar ta dëgjojë në disa prej publikimeve të saj të fundit.
Edhe videoklipi ruan të njëjtin ritëm: Bebe shfaqet në një ambient diskoje, në skena të guximshme dhe provokuese, mes njerëzve që i bashkohen atmosferës së këngës, teksa e interpretojnë së bashku në një energji “party” që dominon gjithë klipin.
Me këto publikime, Bebe Rexha duket se po e vulos një rikthim të fuqishëm në vitin 2026, duke e konfirmuar edhe një herë prezencën e saj në skenën ndërkombëtare të muzikës, ndërsa fansat tashmë presin lansimin e plotë të albumit “Dirty Blonde” më 12 qershor.