Bedri Hamza e uron Thaçin për ditëlindje: Kosova të pret, është koha të ritakohemi e festojmë në atdhe
Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka uruar për ditëlindje ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Hamza ka thënë se ndonëse Thaçi po e kalon ditëlindjen e gjashtë në Hagë, atij nuk i është lëkundur qëndrueshmëria. Hamza ka thënë se është koha për t’u ritakuar e festuar në Kosovë. Postimi i plotë i Hamzës: Edhe një ditëlindje


Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka uruar për ditëlindje ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Hamza ka thënë se ndonëse Thaçi po e kalon ditëlindjen e gjashtë në Hagë, atij nuk i është lëkundur qëndrueshmëria.
Hamza ka thënë se është koha për t’u ritakuar e festuar në Kosovë.
Postimi i plotë i Hamzës:
Edhe një ditëlindje larg Kosovës. E gjashta me radhë, President. Jo si zgjedhje, por si një padrejtësi që ka zgjatur shumë. Megjithatë, ka diçka që nuk është zbehur e as lëkundur asnjë ditë: qëndrueshmëria jote dhe besimi e krenaria jonë.
Na ke munguar shumë. Tani është koha të ritakohemi dhe të festojmë në atdhe.
Kosova të pret. Ne të presim.
Urime ditëlindjen, President!
