Behrami për Thaçin: Në prill do të ishte i lirë, e krijuan një aktakuzë fiktive
Ish-këshilltari i Thaçit, Artan Behrami e ka quajtur Gjykatën Speciale si ‘puro-politike’. “Prokuroria është puro-politike e ndihmuar fatkeqësisht edhe na paneli gjyqësor sepse Gjykata Speciale nuk është e ndame në Prokurori dhe mbrojtje”, ka thënë Behrami, raporton Gazeta10. Për më tepër, Behrami ka thënë se aktakuza e re ndaj ish-presidentit, Hashim Thaçi është tërësisht fiktive. […]
Ish-këshilltari i Thaçit, Artan Behrami e ka quajtur Gjykatën Speciale si ‘puro-politike’.
“Prokuroria është puro-politike e ndihmuar fatkeqësisht edhe na paneli gjyqësor sepse Gjykata Speciale nuk është e ndame në Prokurori dhe mbrojtje”, ka thënë Behrami, raporton Gazeta10.
Për më tepër, Behrami ka thënë se aktakuza e re ndaj ish-presidentit, Hashim Thaçi është tërësisht fiktive.
“Në prill, të gjitha parakushtet pjeken që z.Thaçi dhe krerët e UÇK-së të gjykohen në liri sepse nuk ekziston më asnjë rrezik për të cilën janë mbajtur në paraburgim. Çka ndodh tash, e krijojnë një aktakuzë fiktive të re, e cila është tentim për disa qëllime”, ka thënë Behrami.