Bejta viziton Universitetin “Vision”: Bashkëpunim për zhvillimin arsimor dhe social të Gostivarit
Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, së bashku me shefin e shtabit Bahar Shabani, këshilltarin komunal Albin Deralla dhe bashkëpunëtorët e tij, realizoi sot një vizitë në The post Bejta viziton Universitetin “Vision”: Bashkëpunim për zhvillimin arsimor dhe social të Gostivarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, së bashku me shefin e shtabit Bahar Shabani, këshilltarin komunal Albin Deralla dhe bashkëpunëtorët e tij, realizoi sot një vizitë në Universitetin Ndërkombëtar Vision.
Gjatë takimit, u diskutuan projektet e planifikuara për zhvillimin e Gostivarit në rast se Bejta fiton besimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme. Theksi u vu veçanërisht në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike dhe pushtetit lokal, si dhe në realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit dhe asaj sociale.
Bejta theksoi rëndësinë e rolit që universiteti mund të ketë në zhvillimin e qytetit, duke vlerësuar kontributin akademik dhe shoqëror të tij.
“Sot, së bashku me shefin e shtabit Bahar Shabani, këshilltarin komunal Albin Deralla dhe bashkëpunëtorët, vizitova Universitetin Ndërkombëtar Vision. Gjatë vizitës, diskutuam projektet e planifikuara për Gostivarin në rast se fitoj besimin e qytetarëve,” deklaroi Bejta.
Ai shtoi se bashkëpunimi me institucionet e arsimit të lartë është kyç për zhvillimin afatgjatë të qytetit.
“Takimi u fokusua veçanërisht në forcimin e bashkëpunimit mes universitetit dhe qytetit, realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit dhe në sferën sociale, si dhe në kontributin akademik dhe shoqëror që universiteti mund t’i japë zhvillimit të Gostivarit,” u shpreh Bejta.
Vizita u vlerësua si një hap drejt ndërtimit të partneriteteve të qëndrueshme mes komunës dhe institucioneve arsimore, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe perspektivës për të rinjtë në Gostivar. Gazeta Flaka
The post Bejta viziton Universitetin “Vision”: Bashkëpunim për zhvillimin arsimor dhe social të Gostivarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .