Bekim Sali: Me kandidatin e VLEN-it, Komunës së Vrapçishtit do t’i kthehet dinjiteti
Zëvendëskryeministri i Parë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe kryetari i Alternativës, Bekim Sali sonte ka marrë pjesë në promovimin e kandidatit të VLEN-it për Vrapçishtin, Zulhajrat The post Bekim Sali: Me kandidatin e VLEN-it, Komunës së Vrapçishtit do t’i kthehet dinjiteti appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Zëvendëskryeministri i Parë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe kryetari i Alternativës, Bekim Sali sonte ka marrë pjesë në promovimin e kandidatit të VLEN-it për Vrapçishtin, Zulhajrat Demiri.
Sali, midis tjerash ka theksuar se me fitoren e VLEN-it në Vrapçisht, kësaj komune do t’i kthehet dinjiteti.
“Komunës së Vrapçishtit duhet që t’i kthehet dinjiteti dhe të hyjë në rrethin e komunave të suksesshme të banuara me shqiptarë. Prandaj, unë ju lus që me 11 janar të mobilizoheni të gjithë pleq e të rinj, gra e burra, shqiptarë, turq e maqedonas, të gjithë bashkë të votoni për një të ardhme që Vrapçishtit i sjell zhvillim, ndërsa VLEN-it i sjell edhe një fitore. Siç do të thoshte Albin Kurti, ju lutemi, ndani katër minuta, për qëndrim dhe përkushtim duke votuar. Që ne të mundemi të japim katër vite përkushtim duke punuar për të mirën tuaj”, deklaroi Sali.
Kryetari Bekim Sali me porosi: Fitorja e zgjedhjeve lokale nuk ka kuptim pa fitoren në Gostivar dhe në Vrapçisht për VLEN-in!
Zëvendëskryeministri i Parë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe kryetari i Alternativës Bekim Sali në promovimin e kandidatit të VLEN-it për Vrapçishtin, Zulhajrat Demiri tha se fitorja e zgjedhjeve lokale nuk ka kuptim pa fitoren e VLEN-it në Gostivar dhe në Vrapçisht.
“Nëse viti 2026 do të jetë festiv e i gëzueshëm si viti 2024 dhe si viti 2025, kjo tash varet nga Gostivari dhe Vrapçishti. Në një mënyrë, krejt kjo betejë politike që e kemi bërë deri tash për dy vite me radhë, ka ardhur momenti që të kurorëzohet e të festohet pikërisht pikërisht në Gostivar e në Vrapçisht. Edhe fitorja e zgjedhjeve lokale që sapo i kemi përfunduar, nuk ka kuptim, pa fitoren në Gostivar dhe në Vrapçisht për VLEN-in”, deklaroi Sali.
The post Bekim Sali: Me kandidatin e VLEN-it, Komunës së Vrapçishtit do t’i kthehet dinjiteti appeared first on Flaka, në çdo lajm... .